Lidhu me ne

Kryesore

Gjyshen, dadon apo çerdhen, çfarë të zgjidhni për fëmijët?

Çfarë është më e mira për fëmijën: të rritet me gjyshen, me dadon që është profesioniste apo në çerdhe duke bërë shoqëri me fëmijët e tjerë dhe duke mësuar nga edukatorët?
Le të shikojmë faktorët që do të na ndihmojnë për të marrë vendimin e parë të rëndësishëm për rritjen e fëmijëve tanë.
Nëse zgjedhim një dado me përvojë si kujdestare për fëmijën.
Avantazhet
◦ Fëmija mbetet në vend dhe në ambient të mbrojtur të shtëpisë tonë.
◦ Nuk ka nevojë ta zgjojmë fëmijën herët në mëngjes për të shkuar në kopësht.
◦ Dado ndjek rreptësisht programin të cilin i japim. Fëmija del për shëtitje çdo ditë në të njëjtën orë, ha dhe fle pa vuajtje.
◦ Dado është (ose të paktën duhet të jetë) tërësisht e dedikuar në kujdesin e fëmijës. Mund t’i lexoj, t’i mësojë gjëra, të formojë dhe në përgjithësi ta motivojë në mënyrë krijuese.
◦ Nuk merr viruset një pas një. Mbetet i mbrojtur nga sëmundjet.
Disavantazhet
◦ Zgjedhja e duhur e dados për fëmijën është e vështirë. Kjo kërkon kohë, hulumtime, instinkt të fort dhe është një proces që mund të krijojë stres.
◦ Sado e mirë dhe ‘e kontrolluar’ të jetë dado, ajo është ende një fytyrë e re në shtëpinë tonë, në familjen tonë. Kjo mund të krijojë ankth, dyshime.
◦ Zgjedhja e dados kushton më shumë se dy zgjidhjet e tjera.
◦ Fëmija kalon orë të gjata me dadon, kështu që ai nuk ka stimujt që do të ndihmojnë zhvillimin, do të mërzitet, do të ankohet, të dojë fëmijë të tjerë për shoqëri.
Këshilla për përshtatje më të mirë me dadon
◦  Dado duhet të vijë në shtëpinë tuaj dhe jo të shkojë fëmija në shtëpinë e saj. Kjo siguron që ndryshimi për fëmijën të mos jetë kaq i fortë. Do të ndihet rehat pasi do të jetë në shtëpi, pranë lodrave të tij të dashura, kështu përshtatja me situatën e re pa prindërit, do të jetë më e lehtë.
◦ Sigurohemi që fëmija njihet me personin e ri në jetën e tij sa më qetë të jetë e mundur. Në ditët e para ne rrimë së bashku me dadon dhe fëmijën në mënyrë që fëmija të ndihet i sigurt me të dhe i shpjegojmë fëmijës (pavarësisht sa i vogël është) që kjo zonja është këtu për t’u kujdesur për të dhe të qëndrojë me të, ndërsa mami do të jetë në punë.
Nëse zgjedhim kopshtin/çerdhen
Avantazhet
◦ Fëmija mëson vazhdimisht gjëra të reja, kalon kohë në mënyrë krijuese, kultivon aftësitë përmes lojërave, këngëve, vizatimeve, ndërtimeve etj.
◦ Fëmija ndërvepron me fëmijë të tjerë dhe zhvillon aftësinë e të qenit social.
◦ Mamaja i beson më lehtë mjedisit të organizuar të çerdhes/ kopshtit, ku ka edhe fëmijë të tjerë, më shumë se sa një dadoje që nuk e njeh mirë apo dy njerëz të vjetër si gjyshi me gjyshen.
◦ Në kontrast me mjedisin e butë të shtëpisë, çerdhja/ kopshti kanë rregulla dhe një program që fëmija duhet të ndjekë, rregulla të cilat duhet t’i respektojë.
◦ Zgjidhja e çerdhes/ kopshtit është shumë ekonomike.
Disavantazhet
◦ Ju duhet të jeni të përpiktë si në mëngjes dhe në pasdite.
◦ Veçanërisht gjatë vitit të parë në çerdhe/kopsht, ngaqë ka kontakt me shumë fëmijë, fëmija juaj do të marrë vazhdimisht infeksione të ndryshme, që do të thotë që duhet të përgatiteni: do të kalojë shumicën e kohës në shtëpi, kështu që duhet të keni një alternativë për kohën kur është i sëmurë.
◦ Çerdhet/ kopshtet shtetërore mbyllen për një kohë të gjatë për pushime e gjatë verës…Kështu ju duhet një kujdestare alternative për fëmijën.
Këshilla
◦ Preferohet që fëmija të ketë mësuar të ecë përpara se të shkojë në çerdhe. Koha e përshtatshme është kur fëmija ka bërë 18 muajsh.
◦ Idealisht, në fillim fëmija duhet të kalojë disa orë në çerdhe dhe pastaj gradualisht të rritni orët e qëndrimit deri në orarin e plotë.
◦ Nëse e lejon rregullorja, çerdhja mund të kombinohet me dadon ose gjyshen, të cilat mund ta marrin më herët në shtëpi.
◦ Duhet të sigurojmë gjithmonë fëmijët duke u shpjeguar që do t’i dërgojmë në çerdhe. Për shembull, thoni: “Po të çoj në çerdhe dhe do të vij të të marr më vonë. Tek çerdhja do të takohesh me shokët, shoqet dhe edukatoret e tua.” Kjo duhet të përsëritet çdo ditë, ne duhet të bisedojmë me fëmijën dhe t’i tregojmë se çfarë do të ndodhë.
◦ Mos e llastoni fëmijën, pasi do të ketë frikë që diçka e keqe do t’i ndodhë atij ose ne.
◦ Kur të kthehet nga çerdhja, ju duhet t’i jepni kohë t’ju njohë sërish, për të kujtuar aromën dhe zërin tuaj. Duhet të mbani mend që fëmija ka nevojë për hapësirën e tij, mjedisin familjar, zërin e mamit e të babit, krevatin e tij, lodrat dhe dhomën.
Nëse zgjedhim gjyshen
Avantazhet
◦ Fëmija qëndron me gjyshen dhe jemi të sigurt që është me dikë që e do dhe ka dëshirë të kujdeset për të në mënyrën më të mirë.
◦ Ky opsion është më ekonomiku!
◦ Mund të ndihemi të sigurt. Gjyshja jo vetëm që do të kujdeset për fëmijën, por edhe do të gatuajë për të dhe do ta mbajë dhe me orë të gjata, nëse na duhet të rrimë më gjatë në zyrë ose të vendosim për të dalë për një kafe të shkurtër pas pune!
Disavantazhet
◦ Gjyshërit kanë tendencë të llastojnë nipërit e mbesat. Për këtë arsye mund të ndodhë që fëmija që marrim gjatë kthimit në shtëpi të jetë…një fëmijë tjetër.
◦ Gjyshet dhe shoqet e tyre e kanë të vështirë t’i thonë jo një fëmije që u lutet për karamele, patatina, të shikojë televizor apo të hajë patate të skuqura!
◦ Gjyshet janë zakonisht të një moshe të thyer që do të thotë që ato mund të mos jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e fëmijës (për shëtitje apo lojëra).
Këshilla
◦ Shpjegoji gjyshes që ka kufij për dëshirat e fëmijës dhe që kjo është mirë për të gjithë, por më shumë për vetë fëmijën.
◦ Jepi gjyshes një telefon celular që mund të përdorim të komunikojmë me të kurdo që të nevojitet.
Pavarësisht se cilin nga tre opsionet do të zgjidhni, është e rëndësishme për fëmijën të kuptojë që përveç mamit e babit, ka dhe njerëz të tjerë në mjedisin e tij me të cilët ai mund të ndihet i sigurt, këshillon Babylino. Kështu sigurohu që fëmija të takojë fëmijë të tjerë në parqe, kënde lojërash etj. /telegrafi.com/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook