Lidhu me ne

Kryesore

Taksa e prones 2018, sa do paguajme sipas qyteteve

Taksa e re e pronës nis zbatimin nga 1 prilli për të gjitha qytetet e vendit. Kush banon në apartamentet ekzistuese të ngritura para ’93, do të paguajë 30 për qind taksë më pak se pallatet e tjera.
Qeveria përfundoi projektvendimin për llogaritjen e taksës mbi çmimet e shtëpive sipas vlerës së tregut.

PALLATET PARA ‘93
Për apartamentet e ndërtuara para 93, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzohet për banim. Diferencimi do të jetë vetëm për apartamentet e privatizuara para ’93, në rast se nuk është shitur apo blerë, pra, nuk është kryer asnjë transaksion. Gazeta boton të plota tabelat me vlerën e taksës, që do të paguhet për të gjitha qytetet e vendit, për të dyja kategoritë.
taksa pronat
taksa pronat2SA DO TË PAGUAJNË RRETHET
Baza e llogaritjes së taksës së re do të jetë vlera e shtëpisë. Vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Çdo qytetar mund të bëjë llogaritjet me të dhënat e tabelës, duke llogaritur vlerës e shtëpisë mbi çmimet fiskale dhe taksën 0,05 për qind. Referuar tabelës, çmimi mesatar fiskal për Tiranën është 89,137 lekë/m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 m2 është 8,913,700 lekë. Taksa për apartamentet e privatizuara, e llogaritur për 70 për qind të vlerës, do të jetë 3119 lekë. Për një familje që jeton në qytetin e Durrësit, në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, vlera e shtëpisë llogaritet 6,750,000 lekë.
Çmimi fiskal për këtë qytet është 67,500 lekë/m2. Taksa do të jetë sa 0,05% e vlerës së shtëpisë, pra, 3375 lekë. Por, në rast se qytetarët kanë në pronësi një shtëpi, të cilën e privatizuan me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, taksa llogaritet për 70 për qind të çmimit të shtëpisë.
Në këtë rast, për familjen që jeton në Durrës, taksa vjetore do të jetë 2362 lekë në vit. Qyteti i Durrësit renditet i dyti pas Tiranës, që do të ketë vlerën më të lartë të taksës, kjo për shkak të çmimit të lartë fiskal që ka ky qytet.
Në qytetin e Elbasanit, çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50,300 lekë/ m2. Çmimi i shtëpisë, 5,030,000 lekë. Për shtëpitë e privatizuara, taksa do të jetë 1760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993, taksa do të jetë 2515 lekë në vit. Për qytetin e Fierit, vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal që është 53,100 lekë/m2. Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100m2 është 5,310,000 lekë. Taksa për shtëpitë para 93 është 1858 lekë, kurse pas këtij viti është 2655 lekë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix5 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix5 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix5 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix5 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix5 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix5 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix5 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix5 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar5 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook