Letërsia botërore është përfaqësuar nga vepra të mëdha, të shkruara nga autorë të mëdhenj, ku janë përfshirë trillimet, realiteti, poezitë – moderne apo antike – çdo gjë artistike që ja vlen të lexohet. Më poshtë renditen dhjetë librat më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë botërore. Sipas studiuesve të revistës “Time” lista si kjo kanë gjithmonë dy qëllime. Njëri është informimi. Tjetri, pa dyshim, që është nxitja e zemërimit. Autori Frank Micelotta shprehet se ai ishte i përgatitur për të marrë e-maile të inatosura nga lexuesit. Në këtë listë vendin e parë e zë Ana Karenina e Leo Tolstoit. Më pas vjen kryevepra e Gustav Flobert “Madam Bovari”. Ndërkohë rusi Leo Tolstoi vjen sërish në këtë listë me vendin e tretë që e zë me veprën “Lufta dhe Paqja”. Leo Tolstoi është i vetmi autor që në këtë listë është më dy libra. Në këtë listë nuk kishte si të mbetej jashtë “Aventurat e Hakëleberri Fin” të shkrimtarit të famshëm, Mark Tuein. Gjithashtu në këtë listë Uilliam Shekspir me kryeveprën e tij “Hamleti”. Ndërkohë nëse jeni të apasionuar pas kinemasë, keni dëgjuar këto muaj për filmin “The Great Gatsby” që po trondit kinematë botërore, ku luan dhe aktori i madh Leonardo di Kaprio. Epo ky film e ka marrë idenë nga libri me të njëjtin titull te shkrimtarit Skot Fixherald. Padyshim që ky libër është edhe në këtë listë. Pa u zgjatur më shumë, ne iu rekomandojmë ta lexoni këtë listë… thjesht lexoni.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu