Lidhu me ne

Mix

10 këshilla se si të kurseni para

10 këshilla se si të kurseni para
Secili prej nesh ka një mënyrë të vetën për të kursyer para, por jo të gjithë arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. Për dorëlëshuarit, sajti amerikan “ehow.com” ka hartuar një sistem të përbërë prej dhjetë pikash të thjeshta, të cilat të mësojnë se si të shpenzosh më pak të holla, gjë që në këtë periudhë krize nuk është vetëm e sigurt, por edhe e nevojshme.
Dihet që muajt më të mirë për të kursyer para janë gjatë verës, jo kur jeni me pushime, por kur qëndroni në shtëpi.
Gjatë asaj periudhe keni më pak stres pune dhe më pak miq rreth e rrotull me të cilët të dilni darkave, apo të bëni pazar. Përveç kësaj keni edhe gjithë kohën e botës në dispozicion për t’u ulur në tavolinë dhe për të bërë llogaritë. Paratë nuk mjaftojnë kurrë, megjithatë mund të fitoni duke marrë ndonjë shpërblim të vogël në punë, ose duke gjetur diçka tjetër e cila është më e thjeshtë për t’u realizuar.
Për të pasur më shumë para në dispozicion, duke mbajtur të pandryshuar standardin e jetesës, do të mjaftonte të kursenit pak më shumë, pa e tepruar me koston e blerjeve, sidomos për produktet e përditshme që blihen më shpesh. Ka shumë nga ata që besojnë se për të shpenzuar më pak është e nevojshme të blihen produkte të një cilësie të ulët, por nuk është kështu. Sot është e lehtë të gjesh produkte cilësore me çmim të ulët, sepse të gjitha aktivitetet tregtare, madje edhe një dyqan i vogël poshtë shtëpisë, bëjnë oferta speciale dhe ulje çmimesh. Kështu, për të kursyer, gjithmonë pa hequr dorë nga cilësia, është e nevojshme të dini ku ta blini produktin që keni nevojë.
Ja dhjetë këshillat e nevojshme:
1. Në fillim duhet të analizoni situatën tuaj ekonomike: të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së verimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi duhet shkruar e zezë mbi të bardhë.
2. Hapi i dytë është ndarja në fund të javës së parë e shpenzimeve në bazë të produkteve të tepërta, ato të përdorshme por jo të nevojshme, dhe ato të domosdoshme. Shuma e dy kategorive të para do ju tregojë sa mund të kurseni gjatë shtatë ditëve të ardhshme.
3. Natyrisht që nuk mund të jetohet vetëm me produktet të cilat janë shumë të nevojshme. Edhe librat, kinemaja, teatri, një aperitiv në bar me miqtë janë të rëndësishme, por vetëm kini kujdes, mos e teproni, sepse rregulli mund të prishet.
4. E hëna. Mund të filloni të zgjidhni një ditë të javës, të parën për shembull, që nuk do të shpenzoni asnjë qindarkë. Do të jetë një ditë me shpenzime zero. Asnjë blerje për të ngrënë, asnjë kafe, gazetë, apo xhiro në supermarket (sepse është mirë që tundimet të shmangen gjithmonë).
5. Një këshillë tjetër është që të bëni kujdes me buxhetin. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten dhe shtrëngojeni dorën duke blerë vetëm produktet më të nevojshme gjatë javës. Kartën e kreditit është mirë që ta mbyllni në një sirtar.
6. Pasi keni provuar një ditë duke mos shpenzuar asgjë, mund t’ia arrini sërish. Sekreti fshihet tek organizimi: shpenzimi, për shembull, duhet bërë duke sjellë ndërmend që gjatë atyre ditëve nuk është e domosdoshme të shkosh në supermarket, te bukëpjekësi, të darkosh në një restorant, apo të porositësh picë në shtëpi. Provoni t’i rezistoni tundimit.
7. Tregojuni të tjerëve (qofshin miq ose kolegë) se është diçka e mirë po të sforcohen që ta shtrëngojnë pak dorën: kjo është deklaratë e rëndësishme, me të cilën u tregoni të tjerëve se po bëni një përpjekje të rëndësishme, por edhe një kërkesë apo tentativë pikërisht gjatë ditëve me kosto zero.
8. Nëse nuk keni llogari bankare, atëherë ju vjen në ndihmë derri prej porcelani: mund të zgjidhni një shifër që dëshironi, pastaj vini mënjanë të hollat që do të shpenzoni gjatë muajit ose javës.
9. Këto janë rregullat e para që duhet të ndiqni për një muaj me radhë. Nëse gjithçka funksionon ashtu siç e keni dëshiruar, mund të mendoni të hidhni një hap tjetër përpara: të arrini për shembull një shifër të caktuar si bonus, pavarësisht parave që keni shpenzuar gjatë ditës. Mund të imagjinoni sikur keni marrë një shpërblim të vogël, ose një pagesë për një punë të kryer.
10. Nëse vazhdoni kështu për gjashtë muaj, duke u rezistuar tundimeve, duke shënuar në fletore çdo shpenzim të bërë për produktet e nevojshme dhe për plotësimin e ndonjë dëshire, jeni në rrugë të mbarë për t’u bërë një kursimtar/e i/e vërtetë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook