Lidhu me ne

Mix

Si të mbrojmë lëkurën nga dielli

Si të mbrojmë lëkurën nga dielli
Dielli i tepërt mund të na shkaktojë më shumë dëme se thjesht një djegie të lëkurës. Dermatologët shprehen se një ekspozim i zgjatur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë njolla kafe, të kuqe, tharje dhe ashpërsi të lëkurës, rrudha e madje në raste ekstreme edhe kancer të lëkurës.
Si dëmtohet lëkura nga dielli?
Rrezatimi i padukshëm i diellit që shkakton nxirjen e lëkurës e quajmë rrezatim ultravjollcë (UV). Rrezet UV depërtojnë në shtresa të thella të lëkurës dhe shkatërrojnë qelizat, të cilat janë në rrezik për t’u shndërruar në kancerogjene. Djegia nga dielli është dëmtim i lëkurës nga këto rreze. Shumica e këtyre djegieve rezultojnë me skuqje, temperaturë më të lartë në pjesët e djegura, flluska në lëkurë etj.
“Djegia e lëkurës është e rrezikshme në çdo moshë, por sidomos për fëmijët dhe të rinjtë shprehet Katy Scammell nga Fushata për Kërkimet në fushën e kancerit e Britanisë së Madhe.
“Djegia nga dielli në fëmijëri mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës në fazat e mëvonshme të jetës.”
Pas djegies lëkura rripet për të larguar qelizat e dëmtuara (e vdekura).
Megjithëse, lëkura do të shërohet përsëri dhe do të ketë një pamje më të shëndetshme, përsëri nuk përjashtohet mundësia e ndonjë dëmi madhor.
Disa ekspertë janë të mendimit se vetëm një episod djegieje përpara moshës 20-vjeçare mund të dyfishojë rrezikun e prekjes nga melanoma malinje.
Kush rrezikohet?
-Kanceri i lëkurës mund të prekë çdokënd, por më të rrezikuarit janë:
-Lëkura e pastër që digjet në diell të fortë
-Personat që kanë shumë nishane
-Personat që kanë histori familjare ose personale të kësaj sëmundjeje
-Ata që kanë pësuar djegie nga dielli, veçanërisht në moshë të re
Njerëzit me lëkurë kafe apo të errët janë më pak të prirur për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, pasi ky tip lëkure ka në përmbajtje disa elementë që e mbrojnë kundër rrezeve UV. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që edhe këta mund të preken.
Mbrohuni nga dielli
Dëmtimi nga dielli nuk mund të ndodhë vetëm kur jeni me pushime. Dielli mund të na dëmtojë edhe kur nuk e presim fare një gjë të tillë, për shembull gjatë një shëtitje ose qëndrimi në park etj.
“Mbrojtja nga dielli është diçka për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm në çdo kohë në verë, thotë Scammel. “Si gjatë pushimeve ashtu edhe në shtëpi, ju mund të mbroheni nga dielli me anë të këshillave të mëposhtme.”
-Qëndroni në hije nga ora 11 e paradites deri në orën 15.
-Bëni kujdes që të mos pësoni djegie
-Përdorni shall plazhi, kapele, syze etj
-Kini shumë kujdes sidomos për fëmijët
-Përdorni krem plazhi me faktor mbrojtës 15+.
Gjithmonë tregoni një kujdes të tepruar për lëkurën e fëmijëve tuaj. Mënyra më e mirë për ta është që t’i mbuloni me peshqir apo t’i mbani në hije.
Shezllongët nuk janë të sigurtë
Shezllongët nuk janë një alternativë e sigurt për të bërë banjo dielli, pasi lëkura do të vazhdojë të jetë e ekspozuar ndaj rrezeve të rrezikshme UV. Rreziqet për shëndetin që mund të shkaktohen nga shezllongët janë:
-Kancer të lëkurës
-Plakjen e parakohshme të lëkurës
-Djegie të lëkurës
-Tharje dhe irritim
-Skuqje
-Katarakte
“Përdorimi i dyshekëve të diellit para moshës 35-vjeçare shton rrezikun e kancerit të lëkurës me 75%,” shprehet Scammell.
“Dyshekët e diellit përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës.”
Si të mbrohemi nga dielli?
Dielli, nëse merret me masën e duhur, ka efekte pozitive në shëndet: stimulon sintezën e vitaminës D, e pazëvendësueshme për kockat, prodhimin e serotoninës, një hormone që favorizon humorin e mirë.
Dielli mund të ndikojë shumë në plakjen e lëkurës. Ekspozimet e gjata gjatë jetës mund të sjellin një zverdhje të vazhdueshme të lëkurës, një formacion më të plotë rrudhash, të cilat nuk janë aspak të këndshme. Prandaj, është shumë e rëndësishme që rrezatimet të merren në mënyrë graduale, duke e mësuar trupin pak nga pak. Ditët e para rekomandohet të përdoret një krem mbrojtës për të gjithë lëkurën dhe më pas mbrojtje të pjesshme.
Megjithatë, ka disa mënyra sesi mund të mbroni lëkurën tuaj dhe një nga këto është marrja e vitaminave. Vitaminat A, C dhe E janë antioksidantë shumë të mirë. Ato ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, duke i penguar ato për të dëmtuar trupin tonë.
Dermatologët kanë dëshmuar se madje 90 për qind të rrudhave të përkohshme në fytyrë krijohen për shkak të qëndrimit të pakujdesshëm në diell. Në fakt, rrezet UV dhe ozoni shkaktojnë krijimin e radikalëve të lirë, të cilat pakthyeshëm i dëmtojnë strukturat qelizore. E gjithë kjo vërehet në fytyrë, që reflekton pamje të lodhshme me ngjyrë të përhitur.
Gjithashtu, në disa raste, vitaminat C dhe E ulin mundësinë e djegieve nga dielli. Çelësi qëndron në kombinimin e tyre. Po të merren vecantë njëra tjetrës, mendohet se këto 2 tipe vitaminash nuk janë aq efektive sa në rastin kur merren së bashku. Përpiquni të hani ushqime të pasura me vitaminë C si limoni, speci etj si dhe bajame, peshk etj, për më shumë vitaminë E.
Ne duhet të përdorim kremin që i përshtatet lëkurës dhe që është në gjendje të na mbrojë si nga rrezet Uvb dhe Uva: rrezet ultravioletë me një gjatësi vale mes 280 dhe 320 manometër dhe mes 320-400 manometër. Uvb janë mbi të gjitha përgjegjës për fenomenet akute, ndërsa Uva arrijnë të depërtojnë më thellë në lëkurë dhe luajnë një rol më të rëndësishëm në krijimin e fotoplakjes dhe në zhvillimin e vatrave të tumorit.
Prandaj, me qëllim të pengimit të këtyre radikalëve, duhet përdorur vitamina A (retinoli), Vitamina C dhe E, koenzima Q10, si dhe ekstraktet bimore. Këto materie me ndikim antioksidues kapin dhe neutralizojnë radikalët e lirë, duke penguar procese e dëmshme të oksidimit. Për më tepër, marrja e vitaminave A, C dhe E mund të riparojë dëme që janë shkaktuar tashmë.
Një krem solar nuk mund të përdoret me qëllimin për të zgjatur orët e ekspozimit në diell, por me qëllimin për të marrë një rrezatim të mirë dhe pa rreziqe. Mbi të gjitha është e rëndësishme të kujtohet se duhet që trupi të lyhet sërish me krem pas larjes ose pas notit, pasi edhe produktet me provë uji nuk durojnë më shumë se 2-3 banja ose 30 minuta.
Për fëmijët është e nevojshme që të kemi kujdes të veçantë, qoftë për sa u përket orëve të ekspozimit qoftë edhe për fotombrojtjen. Është e këshillueshme që të përdoren gjithmonë kremra solare me një mbrojtje maksimale (më shumë se 40). Djegiet e vazhdueshme në një moshë të vogël janë një faktor rreziku për shfaqjen e mëvonshme të njollave të mëdha në lëkurë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook