Lidhu me ne

Temporal

Lexojini lajmet dy apo tre ditë më vonë, se gjithë të tjerët

Nga Oliver Burkeman
Këto kohë, nuk kalon një javë pa dalë dikush që të propozojë një sistem të ri, për të mbetur të shëndetshëm mendërisht, në një botë ku lajmet na shpien në çmendinë. Në të kaluarën na këshillonin të rrinim një ditë në javë pa kompjuter dhe telefon, apo një periudhë “dizintoksikimi social”.
Por, prej disa muajsh flitet për gazetarin që ka kaluar në një dietë me vetëm letër të shtypur, shkrimtarin që mbijeton pa teknologji qysh prej vitit 2016 (artikulli i tij i shkruar me dorë për The Guardian është hedhur në kompjuter nga një redaktor), dhe për Erik Hagermanin, një burrë nga Ohio në SHBA, profili i të cilit është shfaqur në Neë York Times, i cili jeton në një fermë derrash pa asnjë lidhje me informacionin, dhe kur hyn në kafenenë e fshatit, mbyll veshët për të mos dëgjuar asgjë.
Por ekziston rreziku, siç ka vërejtur gazetari dhe kritiku letrar Jeet Heer, që një ditë të përfundojmë duke e ekzagjeruar me këto sisteme dhe Hagermani me të ngjashmit e tij, mund ta gjejnë veten si ushtarët japonezë që vazhdonin të luftonin Luftën e Dytë Botërore, deri në vitet shtatëdhjetë. Kur Trumpi të përfundojë nën akuzë, të mundet apo të vdesë prej mbidozës së patatinave, si do ta marrin vesh?
Megjithatë, duke parë që edhe unë e kam këtë problem, jam gjithnjë e më i bindur që shkaku i vërtetë i ankthit që na shkaktojnë lajmet, nuk janë zhvillimet e reja shqetësuese për të cilat informohemi, por më shumë fakti që nuk dijmë se për cilët nga këto lajme, ia vlente të shqetësoheshim. Nga 45 lajmet shqetësuese që keni lexuar në rrjetet sociale sot në mëngjes, dy apo tre do të rezultojnë shenja paralajmëruese të ngjitjes së fashizmit / shkatërrimit të mjedisit / rënies së Mbretërisë së Bashkuar për shkak të Brexit.
Por gjithë të tjerat jo. Një herë e një kohë ishte detyrë e gazetave të filtronin informacionet dhe të zgjidhnin më të rëndësishmet. Sot, nëse një gazetë shtyn me një javë shpërndarjen e nëj lajmi, për të parë nëse mban, akuzohet se po fsheh të vërtetën. Kalimi i kohës është filtri më i mirë për të vendosur se çfarë ka vërtetë rëndësi, por mbërritja me vonesë është një gjë që, asnjë rrjet social dhe asnjë media nuk mund t’ia lejojë vetes.
Por ne vetë mundemi. Prandaj kam zbuluar se mënyra më e mirë për të qenë të mirëinformuar pa u shqetësuar shumë, është të lexojmë lajmet dy apo tre ditë pas gjithë të tjerëve. Të besuarit tek letra e shtypur është mënyra më e mirë për ta bërë, por funksionon edhe online: më ndodh gjithnjë e më shumë që të lundroj në internet dhe të ruaj shumë artikuj, në një aplikacion që më mundëson t’i lexoj më vonë. Kur në fund i lexoj, filtri i kohës ka bërë magjinë e vet: ata me të vërtetë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm janë shumë pak. Eshtë një sistem jo i përsosur, sepse natyrisht për ta hequr mënjanë duhet të dish që një lajm ekziston, por më pas e mëson kollaj se cilët të zgjedhësh.
Pasi e kam bërë për pak kohë, kam kuptuar se në fund të fundit, ishte vetë sistemi që përdorja prej vitesh për shqetësimet e mia personale: hidhja një shënim në kalendar dy apo tre javë më herët, dhe vendosja të mos mendoja fare deri kur të vinte dita. Pothuaj gjithmonë, kur vinte data që kisha vendosur, më dukej absurde që i kisha kushtuar vëmendje atij problemi. Të gjithë na këshillojnë të jetojmë të tashmen, por edhe ta shtyjmë atë moment me disa ditë, nuk është ide e keqe. / The Guardian – Bota.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook