Lidhu me ne

Temporal

Ky sistem arsimor po i kthen miliona njerëz në robotë.

“Albert Ajnshtajn dikur ka thënë: “Çdokush është një gjëni, por nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në një pemë, ai do ta jetojë gjithë jetën duke besuar se është budalla”. Unë dua t’i drejtohem gjithë sistemit arsimor që ekziston. Dua të di nëse është krenar për gjërat që po bën. Ky sistem arsimor po i kthen miliona njerëz në robotë. Mos ndoshta kjo gjë i duket argëtuese? A e kuptoni se sa fëmijë ndihen si peshku në thënien e Ajnshtajnit? Ata ndihen si budallenj, bësojnë se janë të pavlerë, sepse nuk arrijnë dot ta gjejnë veten në një sistem arsimor që i pengon të mendojnë në mënyrë kritike, apo të krijojnë vetë diçka.
Nëse krahasoni një telefon të dhjetra viteve më parë me një telefon aktual, do të kuptoni se midis tyre ka një ndryshim të madh. Nëse krahasoni një makinë të dhjetra viteve më parë me një makinë të ditëve të sotme, do të kuptoni se midis tyre ka një ndryshim të madh. Mirëpo nëse krahasoni një shkollë të shumë viteve më parë me një shkollë aktuale, ndryshimi i vetëm është përmirësimi i kushteve. Mënyra si zhvillohet mësimi, koncepti se si duhet të jetë arsimi, thuajse ka mbetur i njëjtë. Ne u themi fëmijëve tanë të mësojnë dhe të marrin sa më shumë dhjeta; u kërkojmë të mësojnë dhe ta ngrejnë dorën për t’u përgjigjur; i kërkojmë atyre të mësojnë gjëra që të tjerët i kanë shpikur, ndërkohë që vetë fëmijët tanë i mësojnë ato përmendsh, ashtu si robotët. Ne nuk kemi nevojë për një sistem arsimor që prodhon robotë. Ne kemi nevojë për të rinj që mendojnë në mënyrë kreative, kritike, si dhe që veprojnë në mënyrë të pavarur, por duke ruajtur aftësinë për t’u kuptuar sa më mirë me njëri-tjetrin.
Nëse një mjek do t’i jepte të njëjtën recetë 20 pacientëve të ndryshëm, rezultatet do të ishin tragjike. Atëherë pse ky sistem arsimor vazhdon të veprojë ende në të njëjtën mënyrë, duke nxjerrë një mësuese përpara minimalisht 20 nxënësve që shpjegon njësoj për të gjithë, ndërkohë që fëmijë të ndryshëm kanë kapacitete dhe ambicie të ndryshme? Nuk ka dy njerëz njësoj dhe këtë mund ta vini re edhe vetë, nëse jeni prind i dy fëmijëve. Ata nuk mendojnë njësoj. Nuk kanë të njëjtat mënyra të mësuari. Ndërkohë, sistemi është i tillë që të dyve u ofron të njëjtën mundësi të mësojnë, sikur të dy fëmijët të ishin njësoj.
Dhe faji nuk është i mësuesve, sepse ata punojnë në një sistem që këto mundësi u ofron. Atyre nuk u jepen mundësi dhe të drejta të tjera të veprojnë ndryshe. Kurrikulat mësimore shpesh krijohen nga njerëz që nuk kanë mësuar një ditë të vetme në jetën e tyre.
Pse mendoni se sistemi arsimor në Finlandë po ecën më së miri? Ata kanë më pak orë mësimi, kanë më tepër mësues dhe këta të fundit përpiqen të mësojnë çdo nxënës sipas mënyrës se si ata arrijnë të mësojnë më shumë. Sistemi i tyre arsimor nuk bazohet mbi konkurencën, por mbi bashkëpunimin. Unë dua që sistemi ynë arsimor të përshtatet me çdo nxënës, sepse nëse fëmijët e shkollave mund të jenë ndoshta 20% e popullatës së një vendi, ata janë 100%-ëshi i së ardhmes sonë. Unë dua që çdo fëmijë të mos ndihet më si ai peshku në thënien e Ajnshtajnit, të cilit i duhet të ngjisë pemën, por që sistemi të përshtatet me të dhe ai të ndihet një gjeni…”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix24 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix24 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix24 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix24 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix24 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix24 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix1 ditë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar1 ditë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook