Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria, me numrin më të lartë të studentëve që studiojnë jashtë në Europë

Nxënësit shqiptarë janë më të prirur të studiojnë jashtë në krahasim me të gjithë studentët e tjerë në Ballkan, Europën Qendrore e Lindore dhe vendet e tjera të Europës Perëndimore.
Shqipëria ka numrin më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë për 1000 banorë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, numri i studentëve shqiptar që kanë vendosur të studiojnë jashtë në 2017-n ishte 24,543 persona. Sipas përllogaritjeve të Monitor në 2017-n për çdo 1000 banorë, kishte 9 studentë që studionin në arsimin e lartë jashtë vendit.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para për numër më të lartë për 1000 banorë. Vendi i dytë në rajon për numër më të lartë studentësh që zgjedhin të jetojnë jashtë është Mali i Zi. Në vlerë absolute, në 2017-n rreth 4763 të rinj malazez kishin vendosur të studionin jashtë (popullsia në Malin e Zi nga të dhënat më të fundit është 622 mijë banorë).
Pas në vendin e tretë është Bosnja Hercegovina, ku për 1000 banorë në 2017-n kishte 3 studentë që kishin zgjedhur të studionin jashtë. Serbia dhe Maqedonia kanë një numër më të ulët studentësh për 1000 banorë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit.
Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, Greqia dhe Bullgari për çdo 1000 banorë kanë tre studentë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë. Më pas renditen vende si Kroacia dhe Rumania, të cilat kanë secila nga 2 studentë për 1000 banorë. Vendet e Europës Perëndimore, por edhe Amerika kanë një numër shumë të ulët të studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë në raport me popullsinë.
Studentët në universitetet shqiptare në rënie të fortë
Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin akademik 2016-2017 në arsimin e lartë kishte të regjistruar gjithsej 139,607. Në krahasim me disa vjet më parë numri i studentëve në Shqipëri ka rënë ndjeshëm, teksa në vitin akademik 2012-2013 kishte të regjistruar 172,561 persona. Pra në katër vjet numri i studentëve ka rënë me rreth 33 mijë persona (-19%). Dy janë arsyet e kësaj rënieje.
-Së pari, është tendenca e plakjes së popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e grupmoshës 15-24 vjeç u reduktua me 55 mijë persona në 2017-n, në krahasim me vitin 2014. Pesha e kësaj grupmoshe ka zbritur në 16% të totalit në vitin 2017, nga 19% që ishte një dekadë më parë (në 2007-n).
-Arsyeja e dytë lidhet me tendencën e të rinjve shqiptarë për të studiuar jashtë shtetit, ku tradicionalisht Italia ka qenë e preferuar, ndërsa dy vitet e fundit një fluks i lartë po shkon në Gjermani, çka shihet dhe nga interesi i lartë për të mësuar gjuhën gjermane.
Nuk ka të dhëna se sa përqind e këtyre studentëve kthehen pas përfundimit të studimeve apo rrinë në vendet e tjera në kërkim të një pune e jete më të mirë./Monitor/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook