Lidhu me ne

Radar

10 qytetet më të mira për të jetuar

10 qytetet më të mira për të jetuar
Për The Economist, qyteti australian i Melburnit është vendi ku jetohet më mirë në botë. Renditja bazohet në parametrat e rendit publik, shërbimeve sanitare, kulturës, ambjentit, sistemit arsimor dhe infrastrukturës. Australia dominon klasifikimin e vendeve ku jetohet më mirë me 4 qytete në këtë renditje, e ndjekur nga Kanadaja me 3.
1.Melburn, Australi
Melburni është një qytet multikulturor dhe qënder e padiskutueshme kulturore ndërkombetare.  Eshtë një nga destinacionet perfekte të vendit. Ndodhet në brigjet e lumit Yarra, është një nga qytet më të mrekullueshme të Australisë. Këtu cdo gjë, duke nisur nga karakteri multikulturor, perlat arkitektonike të stilit antik dhe modern, rruget elegante, parqet dhe kopshtet me lule deri tek ofertat kulturore të nivelit të lartë, e bejne Melburnin një nga qytetet më entuziaste dhe të gjalla në botë.
2.Vienë, Austri
Vendi më i mirë në botë për të jetuar është pikërisht kryeqyteti i Austrisë. Në këtë vlerësim kanë ndikuar shumë faktor: Stabiliteti politik, Sistemi i transportit, klima perfekte në të katër stinët, e shumë të tjera. Ajo ka GDP më të lartë për frymë ndërmjet qyteteve austriake, me mbi  55.000 dollarë. Aftësia e Vjenës për të transformuar infrastrukturën e vjetër në banesa moderne fitoi në 2010 çmimin e Kombeve të Bashkuara të planifikimit urban për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të saj. Vjena është gjithashtu destinacioni nr. 1 në botë për konferenca, duke tërhequr 5 milionë turistë në vit, ekuivalente me 3 turistë për çdo banor.
3.Vankuver, Kanada
Vancouver ka marrë pikët të larta për ndërthurjen e mirë midis stabilitetit dhe infrastrukturës. Vankuver është qyteti i vetëm kanadez dhe i Amerikës Veriore pjesë e këtij klasifikimi. Një prej qyteteve me klimën më të butë në Kanada. I rrethuar nga uji dhe male me dëborë, autoritetet promovojnë gjithmonë iniciativat e gjelbërta, me synimin për tu bërë qyteti më i madh i gjelbër deri në vitin 2020.
4.Toronto, Kanada
Toronto është qyteti më i madh i Kanadasë dhe kryeqyteti i provincës Ontario. Ndodhet buzë liqenit të Ontarios. Në Toronto banojnë 4.203.281 veta. 49% e njërzve në Toronto kanë lindur jashtë Kanadas. Qytet i zhvilluar dhe me një infrastrukturë të rregulluar shumë mirë. Qytet kanadez, me standarde shumë të larta, me sistem të mrekullueshëm arsimor dhe shëndetësor.
5.Calgary, Kanada
Kalgari, është një ndër qytetet të cilat kanë ruajtur pozicionet e vitit të kaluar. Qyteti ka një sipërfaqe 726.5 km² dhe popullsi 1042892 banorë.
6.Adelaide, Australi
Adelaide, renditet në dhjetëshen më të mirë të qyteteve për të jetuar, duke u përkufizuar si “qyteti shik me natyrën e tij, është si një verë e ruajtur mirë, gati për tu hapur dhe për tu provuar”.
7.Sidnei, Australi
Sidnei është një qytet në Australi dhe kryeqyteti i shtetit federal Neë South Ëales dhe është qyteti më i banuar në Australi me mbi 4.2 milion banorë (sipas statistikave të viti 2006). Vitin e kaluar ishte në pozitën e 7. Indeksi i kostos së jetesës 137.
8.Helsinki, Finlandë
Helsinki është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Finlandës. Ai ndodhet në rajonin e Uusimaa, në Finlandën jugore, në bregun e Gjirit të Finlandës, një krah i Detit Balltik. Helsinki ka një popullsi prej 614.074 banorë (31 janar 2014). Helsinki është qendër e madhe politike, arsimore, financiare, kulturore dhe kërkimore e Finlandës, si dhe një nga qytetet kryesore të Evropës veriore. Përafërsisht 70% e kompanive të huaja që operojnë në Finlandë ndodhen në zonën e Helsinkit. Bashkia pranë e Vantaa është vendi i Aeroportit të Helsinkit, me shërbime të shpeshta në destinacione të ndryshme në Evropë dhe Azi.
9. Perth, Australi
Perth është një qytet i bukur në Australi, ku jetesa është mjaft e lehtë. Qyteti ka mundësi të shumta zhvillimi, punësimi dhe arsimimi.
10.Auckland, Zelanda e Re
Qyteti më i madh dhe më i populluar në Zelandën e re. Auckland ofron kualitetin më të mirë të jetës në rajonin e aziatik të paqësorit. Auckland ka një vendosje unike, në mes të dy porteve, 11 vullkaneve të zhdukura dhe ishujve të shumta duke e bërë atë qytet më të madhin në botë për pronësinë e varkave për person. Auckland është qyteti me numrin më të madh të banorëve të shkolluar në vend, ku më shumë se 37% e popullisë kanë një kualifikim Bachelor ose më lartë.Një qytet me pamje që të lë pa frymë, plazhe mahnitëse, ishull  i përsosur për pushime dhe me një ushqim të mrekullueshëm. Aukland, ka një jetë natë të përsosur, vend i mirë për blerje e tregëti, si dhe klimë shumë të mirë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook