Lidhu me ne

Radar

51 thënie frymëzuese

Doni të jeni të suksesshëm? Mos i humbisni këto 51 thënie frymëzuese

Doni të jeni të suksesshëm? Mos i humbisni këto 51 thënie frymëzuese

 

Çfarë është suksesi?

Ka shumë përkufizime, por ka vetëm një gjë ku të gjithë bien dakord: Suksesi vjen nga këmbëngulja, pavarësisht dështimit.

Më poshtë janë 51 thënie që inspirojnë sukses në jetën dhe biznesin tënd përballë dështimeve, pengesave dhe barrierave.

1 – Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi. – Winston Churchill

2 – Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim. – Herman Melville

3 – Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta. – Colin Davis

4 – Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar. – Henry Thoreau

5 – Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë. – Chris Grosser

6 – Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe. – John Rockefeller

7 – Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më fat kam. – Thomas Jefferson

8 – Ka dy tipe njerëzish që do të thonë se nuk mund të bësh diferencën në botë: ata që kanë frikë të provojnë dhe ata që kanë frikë nga suksesi jot. – Ray Goforth

9 – Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë. – Jim Rohn

10 – Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash. – Albert Einstein

11 – Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë. – Wiston Churchill

12 – Boll ndoqe paratë, ndiq pasionin. – Tony Hsieh

13 – Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin. – Winston Churchill

14 – Kreditet e suksesit tim ia jap këshillës më të mirë. – GK Chesterton

15 – Do të të jap një formulë për suksesin? Është e thjeshtë. Dyfisho normën e dështimit. Po mendon për dështimin si armik të suksesit. Por nuk është e gjitha. Mund të dekurajohesh nga dështimi ose të mësosh nga ai, kështu që vazhdo dhe bëj gabimet e tua. Bëj ç’të jetë e mundur. Kështu e gjen suksesin. – Thomas Uatson

16 – Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të. – Jim Rohn

17 – Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë. –Anonim

18 – Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson. – Anonim

19 – Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë. – Muchael Bobak

20 – Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin. –Tony Robbins

21 – Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar. – Robert Kuyoaski

22 – Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë. – Steve Jobs

23 – Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, sepse s’do mundesh, por si ta përballosh atë. – Barack Obama

24 – I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes. – Franklin Roosvelt

25 – Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve dhe gjykimit. Forcohet shpirti, rritet ambicia dhe arrihet suksesi. – Helen Keller

26 – E vetmja mënyrë për të filluar është të heqësh dorë nga të folurit dhe të fillosh ta bësh. – Walt Disney

27 – Luftëtari i suksesshëm është një njeri mesatar por i fokusuar. – Bruce Lee

28 – Nuk ka sekrete për suksesin. Është rezultat i përgatitje, punës së shumtë dhe mësimit nga dështimi. – Colin Powell

29 – Suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë. – Conrad Hilton

30 – Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikim. – Jim Rohn.

31 – Nuk mund të të jap formulën e suksesit, por të jap formulën e dështimit që është t’i kënaqësh të gjithë. – Herbert Suope

32 – Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e do atë që  bën atëherë do jesh i suksesshëm. – Albert Schveitzer

33 – Suksesi nuk është thjeshtë të arrish në jetën tënde. Por edhe të inspirosh të tjerët t’ia arrijnë.- I panjohur

34 – Rrëzohu 7 herë e ngrihu 8 herë. – Proverb japoneze

35 – Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët zgjohen dhe punojnë për të. – I panjohur

36 – Nëse e ëndërron mund ta arrish. – Walt Disney

37 – Ndryshimi mes asaj që je dhe asaj që do është ajo çfarë bën. – I panjohur

38 – Një njeri i suksesshëm është ai që ngre një ndërtesë me tullat që hodhën në drejtim të tij. – David Brinkley

39 – Për të patur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga humbja. – Bill Cobsy

40 – Për të pasur sukses, në fillim duhet të kemi besim se ne mundemi. – Niko Kazanzaqis

41 – Shumë nga dështimet në jetë ndodhin nga njerëz që u dorëzuan duke mos ditur se sa pranë suksesit ishin. – Thomas Edison.

42 – Mos u huto nga kritikat. Kujto që shumë njerëz kanë ecur vetëm për shkak të atyre që e kafshuan. – Zig Ziglar.

43 – Sekreti i suksesit është ta bësh gjënë e zakonshme në mënyrën më të mirë të mundshme – Jon Rockefeller.

44 – E di që je në rrugën e suksesit nëse bën punën tënde, dhe nuk pret të paguhesh për të. – Oprah Winfrey

45 – Ekziston një forcë e madhe brenda çdo njeriu, që kur lëshohet, mund të bëjë çdo dëshirë, çdo ëndërr realitet. – Anthony Robbins

46 – Sekreti i suksesit është të dish atë që askush nuk e di. – Aristotel Onasssis

47 – Dështova në mënyrën time për të pasur sukses – Thomas Edison

48 – Kurrë nuk kam ëndërruar për sukses, kam punuar për të. – Estee Lauder

49 – Asgjë të vlefshme që bëra nuk ishte aksidentalisht, as shpikjet e mia nuk erdhën aksidentalisht. Jo, kur kam vendosur se çfarë rezultati dua, punoj për të deri kur të vijë. – Thomas Edison.

50 – I vetmi vend ku suksesi vjen përpara punës është vetëm në fjalor. – Vidal Sassoon.

51 – Vazhdo të ecësh, shanset janë të pengohesh, ndoshta kur nuk e pret. Por nuk kam dëgjuar për një njeri të suksesshëm që të rrëzohet dhe të qëndrojë ulur. – Charles Kettering.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook