Lidhu me ne

Kryesore

Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

Nuk dihet ende nëse Taulant Balla zuri ndonjë peshk gjatë gjuetisë në liqenin e Ohrit, por çka rezulton tashmë e provuar botërisht, është fakti se rrjeta e Rilindjes nuk i kap peshqit që notojnë në ujrat e saj. Rasti i Xhisiela Malokut përbën një rekord të ri në listën e turpit të kësaj mazhorance që, në pesë vite me radhë, shqetësim kryesor ka patur mbulimin e krimeve dhe aferave korruptive të organizatës së Rilindjes.
Historia gati një vjeçare e dhunimit të një vajze të re, që jeton vetëm me nënën dhe motrën e saj, nga djali i një deputeti të Rilindjes, nxjerr në dritë angazhimin e strukturave shtetërore për të mbuluar krimin dhe për t’i mbyllur gojën viktimës. Vajza, pa asnjë mbrojtje tjetër përveç asaj që mendonte se mund të gjente tek shteti, është sorrollatur nga një komisariat në tjetrin vetëm për t’u dhënë kohë dhunuesve të saj, që nëpërmjet presionit fizik ta detyronin të tërhiqte denoncimin.
Prokuroria e ka pyetur vetëm një herë, një herë të vetme, ndonësë në dëshminë e saj tregohej me detaje sa herë ishte dhunuar, si e kishin mbyllur në një dhomë hoteli, e kishin goditur me pistoletë në kokë, e kishin djegur me cigare dhe e kishin kërcënuar të mos hapte gojën. Nuk janë pyetur edhe personat e tjerë që sipas dëshmisë ishin në dijeni për torturën e vazhdueshme ndaj Xhisielës. Dhe nuk është lëshuar asnjë urdhër ndalimi për djalin e deputetit të Rilindjes, që akuzohej direkt nga vajza si autor i dhunës fizike mbi të.
A mund të kuptohet nga një njeri normal se si një person i ngarkuar me të tilla akuza nuk arrestohet? A ka shpjegim logjik kur, po për të njëjtin individ, ka edhe rekorde të mëparshme kriminale, për të cilat madje është shpallur edhe në kërkim?
Veglat e propagandës mediatike të Rilindjes, që me kohë e kanë kapërcyer ylberin e ndërgjegjes profesionale, u kapën plot entuziasëm tek fakti se vajza e kishte tërhequr denoncimin dhe se ajo tashmë me djalin e deputetit rilindas ishin dy shokë të mirë dhe… me kaq çështja quhet e mbyllur. A mundet dikush, aq më tepër një gazetar, të mos e ngrejë të paktën dyshimin se përse një vajzë 24 vjeçare, me babain e vrarë kur ishte vetëm 4 vjeç, që i duhet të dalë e vetme në një zonë që as policia nuk e kontrollon dot, e tërhoqi denoncimin? A mbërrin deri këtu çnjerëzorja sa të mos ndjesh asgjë për viktimën, vetëm nga shërbimi për të nxjerrë të pafajshëm dhunuesin? Dhe a ekziston rast më hipokrit kur shfaq ndjeshmërinë se si Xhisiela është lënduar nga një status në facebook i Sali Berishës, por refuzon të shohësh shenjat mbi trupin e saj vetëm se ato mund të kenë për autor një pinjoll të organizatës së Rilindjes? “Ta mbrojmë Xhisielën nga ata që duan të bëjnë politikë me të, nga dhunuesit pak rëndësi ka. Denoncimi u tërhoq, krimi nuk ekziston”, dhe me kaq propagandistët e Rilindjes e kanë kryer detyrën e tyre.
Po a ka burrë, jo më një vajzë e re dhe e vetme, që në kushte të tilla nuk do ta tërhiqte denoncimin? Gati çdo ditë është e ngarkuar nga kronika e banditëve që veprojnë hapur dhe nuk u hyn gjemb në këmbë sepse i shërbejnë organizatës. Kërcënohen njerëz, u rrëmbehen pronat, qëllohet me armë shtëpia e gazetares, ndodhin vrasje dhe nuk zbulohen autorët, kriminelët hapin biznese e madje fitojnë edhe tendera publikë, e të gjitha këto përpara syve të njerëzve që ndihen të pafuqishëm.
Dhe Xhisiela, banorja e zonës më të zezë të krimit në Shqipëri, do t’i shkonte e vetme përballjes deri në fund me njerëz të armatosur me armë dhe pushtet politik? Në një vend me sadopak ndërgjegje qytetare, përveç zbardhjes deri në fund të ngjarjes kriminale, detyrim i parë do të ishte zbulimi se përse 24 vjeçarja e tërhoqi denoncimin.
Por ky hetim këtu tek ne do të përfundonte në ujrat ku peshkojnë sot gjuetarët e Rilindjes. Prandaj e gjithë zallamahia e propagandës bëhet për t’i turbulluar ato. Në ato ujëra do të shpinin edhe hetimet për skandalin e Sharrës, për deputetët që komunikojnë me banditët, për makinën e Saimir Tahirit, për shokët e Taulantit që dënohen për trafik ndërkombëtar droge dhe fitojnë tendera publikë, për vëllain e Fatmir Xhafës, për bandat në Elbasan, Durrës apo Vlorë. Por në vend të hetimeve, ne kemi marrë porcionin e bollshëm të propagandës, që e përhapin me të njëjtin entuziasëm si ata që e gatuajnë ashtu edhe ata që e shërbejnë.
Nuk ka rëndësi nëse Taulant Balla ka qenë ose jo fizikisht në komisariatin e Krujës për të mbyllur një aferë që prekte organizatën e tij. Mekanizmi është kurdisur të funksionojë njësoj edhe kur je për peshkim në ujrat e Ohrit apo për gjueti më të madhe në ato të Adriatikut. Kodi i këtij mekanizmi është i qartë: pjestarët e organizatës janë të paprekshëm. Rasti i Xhisielës shkon me të shumtit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook