Lidhu me ne

Kryesore

2 rrëfimet e Xhisiela Malokut, gjithçka deklaroi 25-vjeçarja në studiot televizive

Mbrëmjen e djeshme, 25-vjeçarja Xhisiela Maloku u shfaq në dy media në dy intervista të ndryshme. Fillimisht ajo u shfaq në një intervistë në emisionin “Open” në “Top Channel” dhe më pas në “Opinion” në “TV Klan”.
Në intervistën e dhënë për Eni Vasilin, Maloku mohoi dhunën e ushtruar ndaj saj prej Rexhep Rrajes. 25-vjeçarja tha se denoncimin në polici e kishte bërë nga xhelozia dhe inati dhe nuk ishte shtyrë nga asnjë motiv tjetër.
Ndërsa mohoi edhe të ishte ushtruar dhunë ndaj saj, teksa theksoi se intervistat e dhëna në media ishin të pasakta.
 “Është e vërtetë që më ka marrë telefonin dhe ma ka thyer. Kjo ka ndodhur brenda një hoteli. Në hotel më ftoi Rexhepi. Aty pati zënka normale, vetëm një shuplakë pati në hotel. Vetëm një shuplakë e lehtë, jo ato që janë thënë nëpër media. Në datën 20 kam shkuar në komisariat, por nuk e kam bërë denoncimin. Nuk e bëra sepse u qetësuam. Dola nga komisariati, e takova dhe më kërkoi falje. Ai ishte aty sepse i thashë unë më parë që do e denoncoja. U sqaruam dhe m’u mbush mendja që ta fal. Pasi u pajtuam, në datën 21 shkova sërish në komisariat pasi nuk e mbajti fjalën e dhënë. Ai iku me një tjetër me pushime. Atë natë, në datë 20 u nis. E mora vesh nëpërmjet shoqeve. Në fillim nuk i besova, por doli që ishte e vërtetë. Nga inati shkova dhe e denoncova për dhunë.” – tha Maloku.
Xhisiela Maloku mohoi gjithashtu që shenjat në trup dhe të djegurat më cigare i ishin bërë nga Rexhep Rraja duke pretenduar se i kishte bërë vetë, një formë vetëndëshkimi sa herë që zihej me djalin e deputetit.
Në përfundim të intervistës me Eni Vasilin, kjo e fundit ka thënë se kur i kishte kërkuar të resë që të shkonte në emisionin “Live”, Maloku i ishte përgjigjur se e kishin urdhëruar të shkonte në një studio tjetër ndërsa shtoi se intervista e saj ishte e pamanipuluar siç deklaroi vajza e re në studion e një tjetër emisioni pak më pas.
Akuzat për montimin e intervistës së dhënë për Top Channel, Maloku i bëri në “Opinion”, teksa deklaroi: “Unë dua të them diçka, tek ajo intervistë që është dhënë në Top Channel është e montuar. Ata kanë dhënë kontekstin që kanë dashur të japin.”
Në intervistën e dhënë fillimisht me gazetarin Fevziu në “Opinion”, 25-vjeçarja e mohoi dhunën ndaj saj prej Rexhep Rrajës, duke thënë se e kishte bërë denoncimin për xhelozi dhe se ishte “tallur” me policinë, por më pas teksa gazetarën po i thonin se faktet dhe denoncimet në polici flisnin kundër intervistave të saj të dhëna në media, Xhisiela Maloku u shpreh se të vërtetën e dinte vetëm ajo dhe do e tregonte aty ku duhej.
“Të vërtetën e di unë, do ta them atje ku duhet. Kjo është deklarata ime e vërtetë, ajo që dëgjuat dhe ajo që kam për të thënë. E vërteta jam unë dhe të vërtetën e di unë. E vërteta është kjo intervistë që dhashë dhe kjo është dalja ime e fundit në publik. Unë dua të them diçka dhe dua të largohem. Unë këtë e dhashë me vullnetin tim të plotë. Ndërsa, kjo është intervista ime e fundit.”
Pas kësaj Maloku është larguar nga studioja e emisionit
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix18 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix19 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix19 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix19 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix19 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix19 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix19 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix19 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar19 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook