Lidhu me ne

Kryesore

Tri Xhisiela dhe një Rexhep

Bilbil Beqiri – Podiumi.com
Në kohën e internetit çudia nuk zgjat vetëm tre ditë, ose më saktë varet nga lloji i çudisë.
Në lidhje me ngjarjen Xhisiela – Rexhep, nuk ka mbetur më asgjë pa thënë. Janë thënë të gjitha, absolutisht të gjitha, sepse është interneti që ta mundëson këtë gjë. Kam konsumuar komente pafund për të kuptuar se me kë janë njerëzit në këtë histori të denjë për emisionin antipatik ‘Me zemër të hapur’
Këtu  kemi të bëjmë me tri Xhisiela
E para ajo që denoncon dhunën e ushtruar ndaj saj, arsyeja pak rëndësi ka, asgjë në këtë botë nuk e legjitimon dhunën. Sepse gjithmonë ka një arsye dhe një kuptim sasior në ngjarjet që ndodhin. Pra pse është ushtruar dhuna, dhe sa dhunë është ushtruar nuk ka rëndësi. Pak apo shumë dhunë, apo për ndonjë tjetër arsye jemi përballe faktit që Xhisiela ka bërë një denoncim.
Xhisiela numër dy, është vajza e dilemave që nuk di si të veprojë me faktin që Shqipëria po merret me të, ndërkohë që me të po merret edhe Rexhepi.
Dhe Xhisiela numër tre është papritur ajo vajza krejt e sigurtë në vetvete, një siguri që na kthen përmbys gjithë solidarizimin qe ne ia ofruam  falas nëpërmjet rrjetit. Kemi papritur Xhisielen si puna e atij bariut që alarmoi fshatin për ujk por ujk nuk kishte. Dhe unë mendoj se pikërisht këtu vjen dhe zgjidhet vetë ekuacioni. Te fakti se vajza denoncuese bëhet papritur pishman për çfarë ka bërë dhe thënë. Por ndërkohë që Xhisiela shfaqet përpara publikut me dilemat e saj,  aty qëndron Rexhepi, që me shumë mundësi ka emrin e  gjyshit të tij, pa asnjë dilemë, si një person që qëllon me shpulla, që është djalë deputeti dhe që pi cigare.

 

Disa konkluzione të sigurta nga kjo ndodhi
Xhisiela nuk e do më Rexhepin dhe Rexhepi nuk e do më Xhisielën
Portalet kanë marrë super klikime nga kjo ngjarje
Si Xhisiela dhe Rexhepi ka plot raste dhune por që mbeten pa u bërë publike
Televizionet kanë pasur super audiencë po ashtu
Pati protestë përpara kryeministrisë në lidhje me këtë ngjarje, tregues ky i demokracisë në vend.  Bota perendimore proteston vazhdimisht për arsye herë herë edhe qesharake.
Baballarët deputetë kanë paralajmëruar edhe një herë bijtë e tyre që të kenë kujdes me cigaret dhe shpullat, me motivacionin – ‘ E pe ç’i ndodhi birit të Rrahmanit nga Kruja?’

 

Nese nuk ju pelqeu komenti im dhe ju duk humbje kohe, lexoni kuriozitetet më poshtë në mënyre që të mos dilni nga këtu pa mësuar diçka.
– Në Singapor është e jashtëligjshme të shesësh apo mbash çamçakëz
– Pema e ullirit mund të jetojë deri në 1500 vjet
– Gjirafa mund ta pastrojë veshin e vet me gjuhë
– Persia e ndryshoi emrin në Iran në vitin 1935
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook