Lidhu me ne

Kryesore

Shteti në shërbim të Kongresit të PS

Që takimet e zotit Rama me të ashtuquajturit qytetarë janë demostrime elektorale me kontributin vullnetar të admistratës kjo nuk përbën ndonjë zbulim, po ashtu dhe fakti që këtë teatër e mirëkupton një pjesë e mirë e shoqërisë pa lënë mënjanë mediat që në disa raste vihen në dispozicion të këtij pompoziteti.

Të shtunën pushteti përgatitet për një tjetër shfaqje pompoze siç është kongresi i Partisë Socialiste. Një shfaqje që i nevojitet zotit Rama jo vetëm për imazh, por edhe për karshikallëk ndaj opozitës që proteston. Gjithë arsenali partiak, por edhe shtetëror është përqëndruar në përgatitjet për Kongresin.

Burime nga zyra e kryeministrit thanë për ResPublica se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është ngarkuar me të gjitha përgatitjet që kanë të bëjnë me organizimin e Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste por edhe takimit “Bashkia që Duam” që do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza”. Përveç kësaj edhe agjenci të tjera qeveritare janë në dispozicion të këtij eventi, pa përmendur këtu Bashkinë e Tiranës.

Çdo detaj që lidhet me dekorin dhe protokollin e Kongresit e ka marrë përsipër Drejtoria që është nën varësinë direkte të kryeministrit e specializuar për evente të tilla. Shkelje flagrante e ligjit dhe abuzim i hapur me taksat e qytetarëve, të cilat përdoren për aktivitete të Partisë në pushtet, me qëllimin e vetëm që lideri dhe pushteti të shfaqet në madhështinë e vet. Sa për shkeljen e ligjit kush pyet!/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook