Lidhu me ne

Kryesore

Sa kushton maska e Admir Murataj-t?

Nëse nuk do të vritej rreth 300.m larg nga pista e avionëve në aeroportin e Rinasit, një nga imazhet që do të kapej nga kamerat e sigurisë do të ishte një maskë silikoni me një vlerë rreth 600 deri në 2000 dollarë.

Një maskë e tillë mund të blihet lehtësisht ose të porositet on-line. Këto maska gjenden në disa variante dhe krijojnë një përputhje perfekte me fytyrën, sa më vonë është tepër e vështirë për t’i shkëputur.

Siç duket, skenari i Muratajt për të lënë si kartolinë urimi për forcat e policisë përmes kamerave të sigurisë së aeroportit ishte menduar me detaje.

E para, e vetmja pikë që maska mund të linte shenjë ishin sytë, por edhe për këtë grabitësi kishte menduar mjaft mirë, pasi kishte vendosur një palë syze të errëta, që i jepnin imazhin e një portreti sa të veçantë, por edhe të kudogjendur në të njëjtën kohë.

Gjithçka ishte paramenduar mjaft mirë, me detajet e një skenari filmash, por fiks si aty, diku këmba i shkeli në dërrasë të kalbur. Mjaftuan vetëm 300 m rrugë dhe Admir Murataj u qëllua me një plumb në kokë. Loja mbaroi.

Profili i tij flet se maskat i ka përdorur edhe herë të tjera ashtu sikurse identitetet.

Por kjo mbetet një pikëpyetje e madhe dhe që ekspertët kriminalistë shqiptarë, e shohin si një rast të vështirë për t’u analizuar, meqë ata as e kanë eksperiencën për të tilla ngjarje, përveç materialeve fiction që i ka furnizuar Holliwood-i.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook