Lidhu me ne

Aktualitet

Rehat-llokumi


Nga Aurel Plasari

“Kam lëshuar brezin përtokë dhe pres të ma shkelin”: kështu thuhej dikur kur dikush i kërkonte vetë shkaset për polemikë. Po të fus dorën në thesin e mendjeve elektronike do të zgjedh çfarë shkruan njëra prej tyre, në dukje “dashamire”, ndonëse përçart për nga arsyetimi:

“Mirë prof. po pse nuk u more me politikë aktive që në krye të herës. Çdo parti do ta kishte për nder. Kështu do kishe rastin të kontribuoje për të mirën e vendit. Jo vetëm Ju, por dhe mjaft personalitete nga bota akademike do ishin të mirëpritur. Por, siç duket, kini preferuar rehatinë për mos thënë diçka tjetër. Tani çfarë vlere kanë ato që thoni për Ramën, mbasi i kemi dëgjuar tash 20 vjet ashtu si thoni Ju e më keq. Sikundër kemi dëgjuar për krahun tjetër”.

Me sa di të lexoj, m’u kërkuaka llogari mua dhe jo atyre të cilëve mendjet elektronike u kanë dhënë votat. Po llogari për çfarë?

Me politikë, më së pari, jam marrë qysh kur kam ardhur “n’mend e n’shqise”, si i thonë fjalës. Ndërsa publikisht them se kam mundur të kontribuoj për të vërtetat politike të vendit tim – sadokudo modestisht – duke filluar nga korriku 1990: atëherë më qëlloi të hidhja hapin e parë për të denoncuar në shtypin perëndimor çfarë po ndodhte dhe çfarë kishte ndodhur në Shqipërinë diktatoriale nën një parti me histori që mbante era gjak e mish njeriu, siç është përshkruar.

Sepse as unë nuk i kam shpëtuar të qenit “kafshë politike”, të këtillë siç na paskan përkufizuar qysh prej lashtësie. Se sa më kanë lexuar dhe, sidomos, se sa ma kanë vënë veshin, ky nuk është problem imi. E kanë pasur alternativën të lexojnë e të dëgjojnë bejtexhinjtë e tyre politikë e pakta qysh më 1904 kur u shpik “tubi elektronik”, paraardhësi i transistorit që është baza e të procesorëve sotëm, central processing unit ose CPU.

Për ç’i takon Kryeshërbëtorit të sotëm të Shqipërisë i kam shprehur opinionet e mia publikisht dhe paraprakisht, si Nastradini. Qysh prej vitit 2011 kam numëruar “indiciet” e paaftësisë për të qeverisur të një individi që qytetarëve u lypte votat. Këtë kam quajtur detyrë ta bëja. Pa u marrë as me huqe të individit në fjalë, as me ekscentrizma vetjake të tij, as me familje a farefis.

Dhe, meqë ra fjala, edhe për “cilësinë” e parlamentit të tij të pritshëm e kam paralajmëruar rrezikun në një shkrim të njohur me titull “Pyka të vjetra, pyka të reja” etj. Rezultoi edhe më keq se paralajmërimet e mia ai parlament i tiji, – mund ta konstatoni për së gjalli, – sepse asohere shumë mendje elektronike të sotme e votuan. Dhe ka gjasë që as sot nuk kanë vullnet t’ia heqin votat.

Nëse me “politikë aktive” nënkuptohet marrja përsipër e qeverisjes së Shqipërisë, këtu mendjet elektronike bëjnë mirë të skajohen. As ka qenë, as është profesioni im dhe, nëse do të ofrohesha për të qeverisur, do të tradhtoja pikërisht atë çfarë kam kritikuar te të tjerët: shpirtin e aventurës të gjithkujt merr përsipër barra që as i takojnë, as i mban dot.

Profesioni im bazë është mësues – më i nderuari profesion në botë mbas prindit – dhe shkrues librash. Sikur në këtë botë gjithkush të qëndronte e të kontribuonte në profesionin e vet, e kam stërpërsëritur, edhe rruzulli tokësor do të rrotullohej më lehtë. Përfshij në këtë mes edhe një mësues të respektuar vizatimi, edhe një pedagog të nderuar pikture etj.

Ndërkaq, ndaj çdo qeverisjeje të keqe – “çqeverisje” e quanin demokratët e viteve ’30 të shekullit të kaluar – jam në të drejtën time si qytetar i lirë të reagoj, përpos se të jap mësim e të shkruaj libra, sepse jam edhe unë individ që më qeverisin keq. Kam reaguar ashtu, për shembull, edhe në dhjetorin e 1996-s ndaj degradimit të qeverisjes së atëhershme duke bërë thirrje që ajo lloj qeverisjeje të merrte fund.

Të reagosh ndaj çdo qeverisjeje të keqe, nga dokushdo që atë ta ushtrojë, jo që nuk është ndonjë “rehati”, por e kundërta: do të thotë t’i nxjerrësh zavalle kresë, të bëhesh rehatsëz. Kushedi çfarë “rehatie” do të kisha shijuar po të isha mbyllur në dhomën e librave e të kisha heshtur! Do të isha dendur në “rehat-llokum”: besoj të kenë mbetur lexues që ta dinë për çfarë është fjala, jo për atë katrorin, por për atë që vjen në trajtë suxhuku.

E kam quajtur fat të madh që jo të gjithë kemi qëlluar “nxënës të Konicës”, i cili pati arritur deri të thotë: “Më mirë të shesë pleh njeriu se sa të nisjë punë për Shqipëtarët”. Madje edhe më ligsht: “Më mirë të shesë mut njeriu se të shkrojë për Shqipëtarët”. “Nxënës të Faik beut” mendjet elektronike kanë idhullin e tyre prej balte, që e kanë votuar dhe mund t’ua ketë ënda ta votojnë ende. Atyre po:t’u bëjë mirë “rehat-llokumi”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook