Lidhu me ne

Kryesore

Plasari: Refuzimi i mandateve veprim i drejtë, mbron demokracinë

 

Profesori dhe studiuesi i njohur Aurel Plasari ka analizuar situatën politike në vend, qendrimet e mazhorancës dhe opozitës. Në emisionin “A Show”, Plasari tha se refuzimi i mandateve nga opozita, është një veprim i rëndësishëm demokratik, në mbrojtje të demokracisë. Nuk i ka kursyer kritikat profesor Plasari për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se pasi mora votat u bë Sulltan.

“Unë e gjykoj që opozita ka ndërmarrë një veprim të rëndësishëm, që ndërmerret në mbrojtje të demokracisë. Ka refuzuar pjesëmarrjen në një parlament që sipas opozitës ishte degraduar, funksiononte në një vend pa gjykatë kushtetuese dhe me shumë handikape të tjera, me një parlament arrogant, kryeministër arrogant, që thotë vazhdimisht kam vota. Harron që opozita ka një elektorat.  Opozita është gjysma, edhe nëse është me vogël ajo gjysma tjetër duhet të kesh më shumë kujdes.

Kemi të bëjmë me një njeri (Rama) që nuk i ka kuptuar ndonjëherë këto parime demokratike. Mbasi mori votën si “shërbëtor” doli arroganti, sullani. Në këto rrethana opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike.

Kurrë kryeministri dhe as të huajt nuk kanë thënë që keni bërë një akt demokratik. I jashtëzakonshëm nuk është fare si akt se këto ngjarje i ka parë bota”. 

Më tej, Plasari argumenton se “refuzimi për të marrë pjesë në një parlament që e ka quajtur ilegjitim është vendim demokratik për mbrojtjen e parimeve demokratike’. “Arrogantët që qeverisin harrojnë se këta nuk janë ish-deputetë, janë deputetë. Këta i kanë votat, votat nuk ua ka hequr njeri. Ata janë deputetë. Edhe në qoftë se vritet njëri prej tyre vdes si deputet. Edhe të dalë t’i pushkatojë përfaqësuesit e opozitës kjo nuk zhbën ata si përfaqësues të atij elektorati. Ata kanë hequr dorë nga ushtrimi i detyrës në një parlament që e quajnë të inkriminuar”, tha Plasari.

 

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook