Lidhu me ne

Kryesore

Kompania i ka a s’i ka 3 milion, nga do vijnë 180 mln eurot e Milot-Balldren?

Kompania i ka a s’i ka 3 milion, nga do vijnë 180 mln eurot e Milot-Balldren?

Nga Klodian Tomorri

Ora 3 e gjysmë. U bë gati një orë që pres autobusin e Kasharit në stacion. Ndërkohë në kokë më rrotullohet një pyetje. Nga do vijnë 180 milionë eurot që do financojnë ndërtimin e rrugës Milot-Balldren dhe asaj Orikum Dukat? Autobusi nuk duket gjëkundi. Kjo me jep edhe më shumë kohe të vras mendjen.

Sipas modelit financiar, më shumë se gjysma e parave ose 95 milionë euro do vijnë nga bankat. Teorikisht kjo është e mundur. Katër bankat më të mëdha në vend kanë hapësirë të ekspozohen deri në 100 milionë euro në një debitor te vetëm. Por çështja nuk qëndron te bankat, me shumë se sa tek te debitorët.

Kompania e parë ka gjithsej vetëm 17 milionë euro asete. Përtej kësaj, 80 për qind e tyre, ose 14 milionë euro, janë te financuara me borxh. Ekonomistët e quajnë raporti i borxhit, që në këtë rast është 0.8. (Borxh/ asete) Rrjedhimisht vetëm 3 milionë euro janë para te vete kompanisë ose ai qe teknikisht njihet si kapitali. Kujdes jo kapital themeltar, por i gjithë kapitali.

A mundet një bankë të financojë 70 milionë euro në këto kushte? Treguesit e kompanisë së dytë janë edhe më sfidues. Ndoshta kontrata e koncesionit mund të shërbejë si garanci. Jo sovrane, por sërish ajo mund të joshë, institucione financiare që kanë oreks për risk. Në mos bankat këtu, ndoshta fondet e investimeve jashtë. Gjithsesi kjo do të jetë shumë e vështirë. Por me shumë skepticizëm, pranohet si pengesë që mund të tejkalohet.

Tani vjen e dyta. Të dy kompanitë angazhohen se do të mobilizojnë 67 milionë euro kapitale të vetat, respektivisht 52 milionë euro kompania e parë dhe 15 milionë euro ajo e dyta. Problemi është se të dyja bashkë kanë më pak se 5 milionë euro kapital. Dilema është nga do vijë mbi 60 milionë euro kapital fantazmë. Ekonomiksi është arti i të pamundurës, por gjithçka ka kufij.

Ka disa mënyra se si një kompani mund të rrisë kapitalin. E para është kontributi i aksionerëve. Por nëse ata do të kishin para të tjera gjasat janë se do i kishin përdorur sakaq për të përmirësuar strukturën e kapitalit në kompanitë e tyre. Dmth do të kishin rritur kapitalin e paguar ose do të kishin ulur borxhet për të paguar më pak interesa. Teknikisht kjo quhet reduktim i levës financiare. Ra opsioni i parë.

Mënyra e dytë është shitja e një pjese të aksioneve. Sipas bilanceve të dorëzuara, nëse të dy kompanitë do të shisnin gjysmën e aksioneve që kanë sot, nuk do të ngrinin më shumë se 2.5 milionë euro kapital shtesë. Mbeten ende dhe 57 milionë euro të tjera për t’u gjetur.

Ka dhe një mënyrë të tretë. Injektim kapitali nga jashtë. Disa burra të pasur që nuhasin mundësinë për më shumë fitime pranojnë të financojnë projektin. Në bote, këta njihen si investitorët engjëj ose venturë capitalists. Por këtu hyjmë në territor të minuar.

Ndërkohë autobusi i Kasharit ka ardhur më në fund. Hipi në autobus, pa i dhënë dot zgjidhje dilemës së kapitalit. Nga do të vijë 57 milionë euro kapital fantazmë. Rilindja punon në rrugë të mistershme. Njësoj si Zoti.

Por në fund të fundit kjo është lojë numrash. Dhe numrat i bëjnë gjithmonë njerëzit. Paratë mund të gjenden kollaj, mund të mos duhen fare ose ose mund të vijnë nga burimet e errëta. Kjo është enigma 180 milionë euroshe, përgjigjen e së cilës do ta zbulojmë shumë shpejt.

Koha kalon me nxitim. Madje edhe autobusi legjendar i Kasharit mbërriti në stacionin ku duhet të zbres.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet23 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix23 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar23 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar23 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix4 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix4 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix4 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix4 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook