Kioske
Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan, Olti Curri: Ndjehem 24 vjeç!
Sapo përmend emrin e blogerit Olti Curri mendja të shkon tek buzëqeshja me të cilat lëshon fjalët thumbuese, ndoshta edhe tek thurja e ndonjë lavde që nuk e jep nëse nuk e meriton. Këtë herë është barku i tij në qendër të vëmendjes.
Rënia e dukshme në peshë e ka një shkak: rreziku nga sëmundjet. Për këtë arsye Olti vendosi të gjejë një zgjidhje të shpejtë: Spitalin Amerikan. Ekperiencën e tij para dhe pas ndërhyrjes për zvogëlimin e stomakut (sleeve gastrectomy) Olti Curri e tregon gjatë një interviste për ABC News.

Olti, trupi yt ka marrë vëmendjen jo vetëm të miqve e ndjekësve, por edhe të njerëzve mbi peshë në veçanti. Thonë: Ia doli dhe Olti Curri të dobësohet! Sa kg nuk të peshojnë më dhe si arrite t’i heqësh?
Olti Curri: Arrita në 146 kilogramë dhe isha në rregull deri në momentin kur filluan problemet me gjunjët dhe analizat e gjakut dhanë sinjalet e para. Kolesteroli dhe diabeti u shfaqën dhe në fillim nuk e besoja dhe nuk i jepja rëndësi. Por kur fillova mjekimet u ndjeja keq. Asgjë nuk ishte si më parë. Unë isha i sëmurë.
Kur u binde se ishte momenti i duhur për t’ju nënshtruar një ndërhyrjeje dhe pse u drejtove në Spitalin Amerikan?
Olti Curri: Ishte Mirjeta Guni, mjekja e diabetit, që para një viti ma sugjeroi këtë ndërhyrje. Asaj i thashë jo, por ndërkohë fillova të interesohem. Dhe kuptova që ashtu si në botë me të njëjtat standarte, vetëm Spitali Amerikan mund ta realizojë këtë ndërhyrje të stomakut (sleeve gastrectomy).
Unë dhe familja ime jemi pacientë të rregullt të Spitalit Amerikan, nipi im ka lindur atje, mami dhe babi janë mjekuar. Isha i qetë sepse nga informacionet që mblodha, të tre mjeket që e kryejnë këtë lloj ndërhyrje tek Spitali Amerikan janë më të mirët ndaj nga ana psikologjike isha i qetë. Kjo ka shumë rëndësi për një pacient. Unë ndërhyrjen e bëra në Spitalin Amerikan 3 dhe pas vetëm dy javësh diabeti u zhduk dhe ilaçet i hoqa.
![]()

