Lidhu me ne

Kryesore

Të gjitha detajet e skemës së paligjshme për pagesën e fotos së Ramës me Obamën

Të gjitha detajet e skemës së paligjshme për pagesën e fotos së Ramës me Obamën

William Argeros, i cili ndihmoi në vitin 2012 Edi Ramën për të kanalizuar 80 mijë dollarë në fushatën presidenciale të Barack Obamës për të siguruar një fotografi me të, u dënua të hënën me katër muaj burg nga gjykata e Floridës.

Ai kishte pranuar më parë se kishte thyer ligjet amerikane, që ndalojnë financimin e huaj në fushatat zgjedhore amerikane, dhe se kishte gënjyer hetuesit amerikanë për rolin e tij në këtë shkelje. Argeros ka pranuar se burimi i huaj ka kryer gjatë një viti disa pagesa nga 25 mijë dollarë ose më shumë, me qëllim sigurimin e shumës prej 80 mijë dollarësh.

Argeros është personi i dytë, pas Bilal Shehut, i cili dënohet për planin e paligjshëm të Edi Ramës, atëherë udhëheqës i opozitës, për të siguruar një foto me Presidentin amerikan Obama, të cilën e përdori në fushatën zgjedhore të vitit 2013 në Shqipëri.

Rama, Shehu dhe Argeros në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanalizuan, përmes një serie operacionesh financiare, 80 mijë dollarë nga jashtë SHBA-ve në llogari të Komitetit për Rizgjedhjen e Obamës, me qëllim sigurimin e dy ftesave në një darkë me Presidentin Obama.

Pas këtij dhurimi, Shehu dhe Rama udhëtuan në tetor 2012 në San Francisco, por atyre iu refuzua hyrja e planifikuar në darkën me Obamën. Megjithatë, Edi Rama arriti të bënte një foto me Obamën para se ai të hynte në sallën e darkës.

Shkaku për refuzimin e hyrjes kishte të bënte me dyshimin e menjëhershëm që patën punonjësit e fushatës Obama për fondet e dhuruara nga Bilal Shehu, dyshime të cilat ata i raportuan tek autoritetet federale.

Si rezultat, FBI nisi një hetim, i cili zbuloi skemën e paligjshme të treshes Shehu-Argeros-Rama, që çoi në dënimin e dy nënshtetasve amerikanë Shehu dhe Argeros. Edhe pse Edi Rama nuk ishte objekt direkt i hetimit amerikan, për të u hapën hetime në Shqipëri, por hetimi u mbyll menjëherë nga prokuroria shqiptare.

Si është bërë pagesa e parave nga Shqipëria në Amerikë

Fillimisht 80 mijë dollarë janë transferuar nga një kompani në Shqipëri diku jashtë.

Më pas, paratë hynë në SHBA përmes një operacioni të fshehtë qarkullimi parash, duke përdorur dërgesa të njëpasnjëshme në një sërë vendesh të ndryshme me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.

Paratë përfunduan në llogarinë e William Argerosit, i cili në shtator 2012 ia transferon ato  Bilal Shehut, shtetas amerikan me origjinë shqiptare.

Pas disa ditësh, Shehu ia dhuroi këtë shumë fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Obama.

Si rezultat i dhurimit, ai fitoi mundësinë të merrte dy bileta për të marrë pjesë në një darkë me ftesa, të organizuar nga Presidenti Obama.

Në fillim të tetorit 2012, Shehu udhëtoi në San Françisko për të marrë pjesë në darkën ne fjalë, së bashku me një nënshtetas të huaj—bëhet fjalë për Edi Ramën.

Shtetasit të huaj, pra Edi Ramës, iu mohua hyrja në aktivitet, por atij iu lejua, sidoqoftë, të bënte një fotografi me Presidentin Obama teksa ky i fundit po hynte në sallë./Exit.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook