Lidhu me ne

Kryesore

Shifrat alarmante, 87 programe studimi në rrethe rrezikojnë të mbyllen

Voltiza Duro – Pas regjistrimeve në raundin e parë, plot 87 degë dhe 5 fakultete në rrethe rrezikojnë të mbyllen pasi nuk kanë plotësuar numrin minimal të studentëve (10 studentë për një program studimi). Të dhënat vijnë nga Qëndresa Qytetare, e cila ka publikuar dje analizën paraprake të procesit të pranimeve dhe gjendjes së universiteteve publike në Shqipëri. Sipas shifrave të grumbulluara nga burime zyrtare, 50 % e kapaciteteve pritëse të universiteteve publike ngelen të paplotësuara. “Gazeta Shqiptare” publikon sot të dhënat ku në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan rrezikojnë të mbyllen 18 degë nga 41 që ka në total kjo IAL. Sakaq, në universitetin “F.S. Noli” në Korçë rrezikojnë të mbyllen 21 nga 32 degë që janë në total; në një kohë që në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër janë drejt mbylljes 15 nga 18 programe studimi që ky universitet ofron. Në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë rrezikojnë të mbyllen gjysmat e degëve, pra 13 nga 26 programe studimi, në një kohë që në universitetin e Shkodrës janë drejt mbylljes 11 nga 23 degë që ka në total “Luigj Gurakuqi. Më mirë situata paraqitet në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ku janë drejt mbylljes 9 nga 47 degë të kësaj IAL-je. Ajo çka është vënë re këtë vit, është fakti që studentët janë regjistruar në degë të kërkuara në tregun europian. Përkatësisht në të gjithë vendin ka 1163 studentë të rinj në degën Infermieri e Përgjithshme, 390 në degën Infermieri- Mami, si dhe 369 regjistrime të reja në Fizioterapi.

faqe 12 durresifaqe 12 durresifq 12faqe 12 grafikfq 12 degetfaqe 12 socfaqe 12faqe 12 sociale

Rritja e mesatares

“Shkaku kryesor i braktisjes së universiteteve nga studentët që preferojnë të ndjekin arsimin e lartë në vend janë politikat e gabuara qeveritare, si VKM për kriterin e mesatares (6.5 për të gjitha degët dhe 7.5 për degët e mësuesisë) që pengon aksesin në arsim si në asnjë vend tjetër të BE. MASR penalizoi maturantët e painformuar që në vitin e parë, për rritjen e mesatares duke cenuar të drejtën e tyre për arsim. Prej 13 vjetësh rregullat e Maturës Shtetërore ndryshojnë sistematiksiht duke sjellë paqëndrueshmëri dhe cenim të meritës dhe preferencës së kandidatëve për universitete”,-thekson Qëndresa Qytetare. Më tej kjo e fundit bën me dije se raundi i dytë dhe i tretë nuk sjellin ndryshime numerike të mëdha në plotësimin e degëve të studimit me studentë të rinj. “Këto raunde i shërbejnë studentëve të mirë për të kapërcyer në degë studimi me preferencë më të lartë, por përsëri ata do të lënë bosh pozicionet e tyre aktuale ku do të çregjistrohen ose ata që kanë tentuar të studiojnë jashtë dhe e drejta e studimit nuk u është miratuar.

Mungesa e strategjisë
Qëndresa Qytetare thekson faktin se Ministria e Arsimit dhe politikat qeveritare të gabuara kanë prodhuar këtë situatë. “Prej kohës kur është ndërmarrë reforma në arsim nuk është hartuar asnjë strategji kombëtare për zhvillimin e programeve të studimit dhe kërkimit shkencor, ligji është zbatuar keq dhe paratë e universiteteve të menaxhuara nga Bordet e Administrimit te qeverisë kanë shkuar për luks dhe jo për kërkim shkencor. Nga ana tjetër drejtuesit e universiteteve publike prej vitesh nuk aktivizojnë zyrat e tyre të marketingut pavarësisht se shpenzojnë për pagat e stafeve në zyrat e marrëdhënieve me publikun, lejojnë korrupsionin pedagog – student dhe format e tjera të favorizimit dhe nuk kanë bërë asnjë përpjekje në vite për ndërlidhjen e tregut të punës me programet e studimit”,-thekson Qëndresa Qytetare. Sakaq, kreu i QQ, Rigels Xhemollari thekson se kjo situatë, ku arsimin vendas e rregullon tregu ndërkombëtar i punës dhe aksesi në studime ndalohet me VKM përkon më një axhendë kombëtare kundër arsimit të popullatës, në një kohë kur Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë me arsim të lartë në Europë. Qëndresa Qytetare i bën thirrje Ministres së Arsimit dhe qeverisë të shfuqizojë menjëherë kriterin e mesatares dhe të nisë punën për ndërtimin e një strategjie kombëtare për arsimin e lartë. “VKM për mesataren 6.5 dhe 7.5 kufizon aksesin e të rinjve për arsim si asnjë vend europian sa i përket sistemit bachelor, duke i hapur dyert e universitetit ndërkohë duhet të kthejë menjëherë vëmendjen tek një VKM e pazbatuar deri më tani për kontrollin antiplagjiaturë dhe kontrollin e titujve akademikë, e cila do të bëj të mundur rritjen e cilësisë në arsim! Pra, shfuqizimi i VKM për mesataren dhe zbatimi i VKM për plagjiaturat garantojnë një përmirësim të qëndrueshëm dhe ndërhyrje të drejtë për situatën pa cenuar të drejtat e qytetarëve dhe duke vendosur meritokracinë në auditore”,-thekson Xhemollari për “Gazeta Shqiptare”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook