Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria e pasqyruar në një atentat  

Ervis Iljazaj  

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, thotë shpesh se Shqipëria nuk është ajo që pasqyrojnë mediat. Se mediat në Shqipëri ‘’ cmëndin’’ shqiptarët me lajme të zeza apo me lajme të pa rëndësishme, që nxjerrin një vënd që nuk është aspak i tillë. Madje, i këshillon qytetarët e tij ndonjëherë të fikin televizonet dhe mos të dëgjojnë lajme sepse do të jetojnë më mirë.

Në fakt, në disa raste ka dhe të drejtë. Mediat në Shqipëri pasqyrojnë ndonjëherë një gjendje e cila ritë antkhin dhe shqetësimet e shoqërisë, duke e kthyer raportimin e lajmeve publike në një problem të psikologjisë së masave që po  bën  e këtë shoqëri të pasigurtë për të tashmen dhe për të ardhmen.

Por, ndodh ndonjëherë që një lajm mediatik siç ishte ai i atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, që ka qenë kryesori në ditët e fundit në të gjitha mediat, të pasqyrojë pikërisht momentin e Shqipërisë ashtu sikurse është në të vërtetë.

Ja disa të dhëna që e bëjnë ngjarjen e atentatit ndaj prokurorit si pasyqirmin më të mirë të gjendjes ku nodhet sot shqoëria dhe politika shqiptare.

E para, atentati ndaj një funksionari të shtetit ndodhi në mes të ditës, në një nga rrugët më të qarkulluara të Shqipërisë. Fakt ky që tregon se krimi i organizuar ka arritur ato nivele dhe atë guxim sa nuk e ka për gajle fare të bëjë atentate të tilla spektakolare, fiks si në Sicilinë e viteve 60-70. Dihet që një nga problemet më të mëdha që  ka vëndi sot është pikërisht krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me funksionarë të shtetit shqiptarë. Te gjitha emrat që u përfolën si pjesamarrës në atë ngjarje kishin një mik, një kushuri apo të afërm të punësuar në vënde të rëndësishme të administratës të shtetit.

E dyta, shënjestra e atentatit ishte një prokuror, i cili gjendej në atë moment në shoqërinë  e personave të përfolur në botën e krimit. Edhe  ky është një fakt që flet qartë  për gjendjen dhe korruptimin e pushtetit gjyqsor të Shqipërisë, që ka qenë një nga plagët më të mëdha të 30 viteve të tranzicionit shqiptar. Praktikisht , sot Shqipëria ndodhet pa pushtet gjyqsor, dhe ata që janë ende duke ushtruar funksionin janë totalisht pa asnjë kontroll, duke parë boshllëkun insitucional që ekziston në pushtetin gjyqsor. E vetmja shpresë e Shqipërisë  është mbarimi i Reformës në Drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjatja e saj pa fund po krijon një kosto të madhe shoqërisë shqiptare si në aspektin e funksionimit të shtetit, por gjithashtu edhe në aspektin ekonomik.

E treta, nga të gjitha të dhënat konflikti ka ndodhur për arsye pronësie. Një konflik që ka në mes pasuri të mëdha në bregdetin shqiptar, diku të rrëmbyera, diku të blera me para të pista apo diku të fituara në mënyrë të kundrra ligjshme dhe korruptive. Cështja e pronës në përgjithësi, dhe ajo e bregdetit adriatik në vecanti, janë po ashtu një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare. Një cëshjte e cila ka marrë dhe po merr jetë njërzisht. Edhe Pas 30 vitesh që nga ndryshimi i regjimeve, ende problemet me pronën në Shqipëri janë shkaku kryesor i konflikteve shoqërore, por edhe moszhvillit të ekonomisë.

E katërta, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe personazhet kanë të bëjnë me atë qytet. Fatkeqësisht vitet e fundit është përmendur shpesh si burim dhe vatër i krimit të organizuar. Kjo nuk është ngjarja e parë që lidh krimin me atë qytet. Jo vetëm kaq, por Durrësi është bërë qendër e lidhjeve të politikës me krimin. Nuk është nevoja të përmendim raste konkrete, pasi qytetarët shqiptarë e dinë fare mirë dhe ngjarjet janë akoma të freskta. Në këtë kuptim, ai që duhet të ishte qyteti më i bukur dhe më i zhvilluar i Ballkanit, është kthyer në vitet e fundit në qytetin më të inkriminuar të tij.

A nuk janë këto problemet më të mëmdha që ka shoqëria dhe shteti shqiptar në këto momente?! Prandaj, nëse ka një ngjarje që pasqyron më së miri gjendjen e Shqipërisë sot, është pikërisht atentati ndaj prokurorit të Durrësit. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook