Lidhu me ne

Kryesore

5 vjet në kampet e ISIS/ Kush e shpëtoi Alvin Berishën?

Lajmi i shumëpritur më në fund erdhi, Alvin Berisha është jashtë kampit “Al Hol” në Siri dhe po kthehet në Itali, pranë babait dhe motrave të tij, të cilët kishin 5 vjet pa u parë me njëri-tjetrin.
Historia e Alvinit nuk filloi dje, as para një muaji, por para 5 vjetësh. Më dhjetor të 2014, Valbona Berisha la burrin e saj dhe dy vajzat në Itali, për t’u larguar drejt ISIS në Siri.

Historia doli në mediat italiane dhe u arrit të zbulohej se Valbona e Alvini ishin larguar në Turqi, për t’u nisur më pas në Siri. Falë sinjalit GPS të telefonit u identifikua vendodhja e parë në Al Babi, një nga zonat më të nxehta në atë kohë të luftës në Siri.

Atje ajoVa ndryshoi emër duke u quajtur Yushra dhe u martua me një xhihadist shqiptar me të cilin pati edhe disa fëmijë të tjerë. Gjatë bombardimeve të fundit në Siri, gruaja ndërroi jetë, ndërsa Alvini përfundoi në kampet e ISIS.

Para një muaji emisioni investigative në Itali, “Le iene” e riktheu sërish histroinë e Alvin Berishës.
Gazetarët italianë udhëtuan drejt Sirisë dhe mundësuan takimin e Alvinit me babanë e tij, Afrim Berishën, i cili e kërkonte prej 5 vjetësh.

Prej këtej, gazetarët u vunë në kontakt me ambasadorin shqiptar në Turqi, të cilit i kërkuan ndihmë për ta nxjerrë vogëlushin Alvin nga kampi Al Hol.
Por me gjithë premtimet,  asnjë aksion konkret nga autoritetet shqiptare.

Ditën e sotme, 2 javë pas gjetjes 11 vjeçari po rikthehet në Itali tek familja e tij.

Emisioni “Le iene” reagoi me një shkrim për këtë rast, ku treguan gjithë përpjekjët e tyre për ta larguar Alvinin nga kampi.

Zhgënjimi është shumë i madh kur Alvin i vogël e kupton se nuk mund të shkojë menjëherë në shtëpi me babanë e tij, sepse asnjë autoritet duket se nuk dëshiron të na ndihmojë ta largojmë atë nga atje.
Në radhë të parë autoritetet shqiptare, ambasadori i të cilëve në Turqi, së pari thotë se ata duan të na ndihmojnë, dhe pastaj të mbyllin telefonin në fytyrë. Edhe Rajoni i Lombardisë dhe Liguria ishin bashkuar me zërin e atyre që kërkonin lirimin e Alvinit të vogël.
Tani, megjithatë, pas shërbimit tonë dhe thirrjeve të Le Iene drejtuar Kryeministrit Giuseppe Conte dhe Ministrit Luigi Di Maio, Alvin është më në fund i lirë të përqafojë babanë e tij Afrim.”, shkruante “Le iene”, ditën e sotme.

Nga ana tjetër, në mediat shqiptare doli fotoja e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i cili takonte Alvinin në Siri. Me këtë rast reagoi edhe kryeministri Rama, i cili përcolli lajmin se Alvin Berisha po kthehej në shtëpi.

Postimi i Ramës

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍
• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗
• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹
• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏
• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…

I pari që e ka shpërndarë lajmin për lirimin e Alvin Berishës, ishte këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla. Mëngjesin e sotëm, Kulla postoi një foto të Alvinit, ku lajmëronte se ai ishte i lirë në Damask.

Pas përhapjes së lajmit në mediat shqiptare dhe daljes së fotos së Lleshajt, Kulla reagoi sërish me fjalët: “Alvin is free in Lebanon. Now enjoy the propaganda!”

Lajmi për Alvinin ka pasur pasqyrim edhe në mediat egjiptiane. Dy ditë më parë, gazeta egjiptiane, ‘Elfagr.com’, në artikullin me titull: ‘Shqipëria realizon me sukses lirim nga duart e ISIS në Siri, të fëmijës shqiptar’, mes të tjerave shkruan se, ‘presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin’.

‘Shqipëria në bashkëpunim me autoritetet italiane ka realizuar me sukses lirimin e një fëmije shqiptar i cili  para disa vitesh udhëtoi nga Italia për në Siri me familjen e tij, për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Fëmija është transportuar nga veriu i Sirisë në një vend të sigurtë në Damask në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe siriane. Bëhet e ditur se, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin, me interesin e tij të vazhdueshëm ka shfaqur preokupimin për rikthimin e fëmijëve shqiptarë, prindërit e të cilëve iu bashkëngjitën ISIS në Siri, numri i të cilëve mendohet të jetë rreth 40 vetë’, shkruhet në këtë artikull.

Kujtojmë që Alvini nuk ishte i vetmi shqiptar në kampin Al Hol. Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit këtë të hënë, tha se atje janë edhe 28 fëmijë të tjerë.

Shpresojmë që edhe ata të kenë fundin e lumtur të Alvinit.

UntitledUntitledalvi_berishavalbona-berishaUntitledalvin-berisha-dhe-operatori-640x3602-1073057494_507542216752993_3598684077193953280_n-1

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook