Lidhu me ne

Kryesore

Shiu paralizon qarkullimin në rrugët e Tiranës

Shtimi i reshjeve ka nxjerrë pothuajse jashtë kontrollit situatën e trafikut në Tiranë. Radhët e gjata të automjeteve qëndrojnë me orë të bllokuar ndërkohë që shtimi i policëve rrugorë në kryqëzime duket se vetëm sa ka shtuar kaosin.

Megjithë masat e marra për përballimin e situatës gjendja e trafikut mbetet e rënduar ndërkohë që një prej shkaqeve është edhe rritja e numrit të automjeteve që qarkullojnë në orë të caktuara.

Trafiku rrugor në kryeqytet është kthyer në një vështirësi të përditshme për qytetarët pas fillimit të reshjeve. Kryqëzimet por edhe shumica e rrugëve kryesore, ajo e Durrësit, Kavajës, Unaza në dy krahët e saj dhe shumë akse të tjera janë më problematiket.

Me ngarkesë mjetesh dhe pritje të gjata në trafik shoqërohet lëvizja në hyrje të rrethrrotullimit të doganës.

Në këtë situatë të rënduar Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan për mbarëvajtjen e trafikut, por siç duket dhe nga pamjet efekti ka qenë thuajse zero. Mbi 60 efektivë të policisë rrugore janë pozicionuar në kryqëzimet e Tiranës, për të menaxhuar lëvizjen e automjeteve. Sipas statistikave në shumë prej akseve problematike ka pasur shtim të numrit të mjeteve që qarkullojnë për orë.

Në pjesën e unazës së re, janë numëruar në ditë të caktuara mbi 1500 makina për orë ndërkohë që në akse të tjera të kryeqytetit lëvizja ka qenë deri në 1 mijë makina për orë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook