Lidhu me ne

Kryesore

Kështu do prishet edhe teatri

Parathënia për Teatrin Kombëtar

Inspektoriati i prishjeve të ndërtimeve të papreferuara të pushtetit ka ndërhyrë që dje në mbrëmje në Unazën e Madhe për të prishur ndërtimet që bllokojnë projektin e këtij aksi. Është një projekt që e nxori qeverinë në dritën e hajdutërisë së shumëpërfolur e që megjithatë nuk është kundërshtuar nga asksush. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim të drejtë dhe për disa mesa duket pas dy vjetësh është dhënë një i tillë. Të tjerët kanë kundërshtuar edhe sot duke u konfliktuar me policinë. Tashmë e dinë të gjithë se banorët që bllokuan rrugën për kaq kohë kërkonin dëmshpërblim pasi ata kanë aplikuar në Agjencinë e Legalizimit pa marrë asnjë përgjigje.

Ky është një shtet që pasi të lë të ndërtosh pa leje, pasi të sugjeron ligjërisht të kërkosh legalizimin, një ditë të prish shtëpinë pa kthyer asnjë përgjigje. Ky është rasti për shumëkënd në zonën e Astirit dhe në zonën e Shkozës dhe këtu problemi është strikt ligjor në raportin shtet-qytetar. Në këtë kuadër pati kuptim protesta e banorëve të Astirit që sot u tradhëtuan edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një dalje qesharake para mediave, z. Basha premtoi ndëshkim:

Paralajmëroj gjithësecilin nga urdhëruesit, ekzekutorët që do mbajnë përgjegjësi para ligjit dita s’do vonojë e ju jap fjalën që s’do mungojë dita kur ata do përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare për të mbushur xhepat e tyre

Për çfarë e ka fjalën ky zotëri? E beson kush vallë?

Kjo që ndodh me Astirin është parathënia e asaj që do të ndodhë shumë shpejt me Teatrin Kombëtar për mbrojtjen e të cilit Lulzimi ka nënshkruar edhe një memorandum. E imagjinojmë kollaj qysh tani duke dalë në kamera me rrënojat në sfond që premton se do ndëshkojë oligarkinë. Shija e zakonshme e tradhëtisë që është në martesë me pabesinë e pushtetit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook