Moderatori i njohur Adi Krasta ka reaguar ndaj situatës ku banorët e zonës së Astirit u përleshën mëngjesin e sotëm me forcat policore.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, teksa citon gazetarin legjendar Bill Moyers, Krasta shkruan se vendi po merr fund për shkak të gënjeshtarëve dhe diletantëve të fuqishëm.

“Shoqëria dhe demokracia mund të vdesë nga gënjeshtrat e shumta dhe ne po afrohemi drejt fundit– citon moderatori, duke shtuar: Po e themi këtë duke bërtitur dhe duket se shumë pak njerëzve publikë po u intereson kjo situatë. Shqipëria po merr fund për shkak të gënjeshtarëve dhe diletantëve të fuqishëm.