Lidhu me ne

Kryesore

Nga Lutfi Dervishi/ Cila media është skandaloze?

Lutfi dervishi ndryshimet e Shqiperise

Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ka të gati sa herë i vjen në mendje media. Kanë njerëzit panik- fajin e ka media! Jep dorëheqje kryetarja e bashkisë së Durrësit- fajin e ka gazetarja që e pyet për këtë, se kjo nuk është pyetje. Ka kaos me shpërndarjen e ndihmave- fajin e ka media. Ka njerëz që ikin nga Durrësi dhe Tirana- fajin e ka sërish media! Media skandaloze!

Po për cilën media po fjasim?

Për median tradicionale? Për televizionet? Për gazetat? Për radiot?

Për median e re? Për portalet?

Për median e NGO-ve?

Për median sociale?

Për gazetarët qytetarë?

Për ata që janë “ndikues” në mjedisin on line?

Le t’i marrim me radhë: Media tradicionale, kryesisht televizionet dhe veçanërisht gazetarët në terren gjatë këtyre ditëve kanë bërë një punë tejet të lavdërueshme. Këtu mund të ketë vend kritika për emisionet “debate” ku klithmat, kacafytjet dhe tonet e ngritura vijojnë a thua se jemi në prag të sezonit turistik dhe jo para një tragjedie të pa precedent dhe jemi ende në aktin e parë të saj.

Media e re, portalet, bashkuar me rrjetet sociale – në informacionet e tyre janë bazuar kryesisht mbi informacionet që ka përcjellë televizioni. Pjesa e teprimit të tyre nuk është gjë e re. Edhe në këtë moment, të shfaqen tituj: “Tjetër tërmet i fuqishëm. Ja sa ballë është” dhe këtu kërkohen klikime. Klikime me çdo kusht. Le të marrim klikime – pa le të shembet bota! Këtu janë problemet më të mëdha me ç’informimin, lajmet e rreme dhe keqinformimin. Por këtu janë edhe gafat më të mëdha dhe më të papranueshme. Është ndaluar nga policia një vajzë 25 vjeçare (Xhulia Aliaj) për një postim që “përhap panik”, janë ndaluar nga policia dy administratorë të një portali që përveç të tjerave ishte I pari që denoncoi abuzime me ndihma nga zyrtarë të shtetit. Teprimet në rrjetet sociale nuk janë eskluzivitet i Shqipërisë, por përgjigja më e keqe është- dërgimi i policëve. Policia ka plot punë këto ditë, prokurorët dhe gjykatësit mund të kenë punë, por është absurde të merren me gazetarë qytetarë apo administratorë portalesh! Teprimet e pse jo edhe skandalet- janë çmimi që paguajmë për të qenë të lirë

Por edhe on-line jo çdo gjë është e zezë. Informacione dhe imazhe që nuk i kap kamera e tv dhe gazetari tradicional janë produkt i punës së gazetarëve para kompjuterit.

Kur themi media është skandal, jo vetëm marrim një litar dhe lidhim gjithë pyllin, por fyejmë dhjetëra djem e vajza gazetarë që non- stop kanë raportuar edhe në kushte rreziku për jetën. Duke thënë “media është skandal”, fyejmë ata që venë emër dhe mbiemër në raportime apo analize, sepse i barazojmë me urithët anonimë që gëlojnë si hijenat.

Para se të themi media është skandal le të mendojmë pak para se t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë do të kishim sot nëse nuk do të kishim media?
Nuk do të kishim “media skandaloze”, por sigurisht do të kishim skandale!/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook