Lidhu me ne

Kryesore

Tërmeti; një qysqi, një karkalec, njerëz që heqin rrënoja me duar dhe propagandë

Nga Enkel Demi

Arritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në ABC News. Ishim të parët, por mund të ishim edhe më shpejt, nëse unaza që të çon drejt Sanatoriumit nuk do të ishte aq shumë e bllokuar nga makinat dhe gjindja e përfshirë nga paniku. Nejse, nisëm një raportim me një video amatore dhe dy foto. Për ne mjaftojnë. Natyrisht, çuam nga gjumi jo vetëm gazetarët, por mbi të gjitha shtetarët.

Dinamika e një katastrofe të tillë nuk ka asnjëherë kohë. Duhen njerëz, mjete, ndihmë. Njerëz kemi, mjete nuk kemi, ndihmë japim si të mundemi.

Janë njerëzit e thjeshtë, policët, RENEA, ushtarë xhenierë që gjenden për fat aty rrotull e mbërrijnë me aq shpejtësi sa kanë takat, por të tërë kanë vetëm duart dhe zemrën e mirë që të shpëtojnë hallemadhët. Kemi një qeveri në këmbë, një kryeministër që shkon në Durrës, por nuk duken gjëkundi forcat dhe makineritë e shpëtimit. Ato priten të na vijnë nga Kosova, Italia, Greqia. Në Thumanë është një eskavator, një karkalec. Dikush na shkruan që nuk ka qoftë një qen për be që të nuhasë për të mbijetuarit nën rrënoja.

Tërmeti e ka goditur Shqipërinë në orën 03.50, por ushtria i dërgon mjetet e veta gati katër orë më vonë. Thumana nga Tirana është vetëm 35 minuta larg.

Padyshim, ka dëshirë për të shpëtuar jetë, me thonj, por një qysqi sado e madhe të jetë dëshira është veç një qysqi.

Në dekikën, kur një trup i pajetë dilte nga rrënojat, shtabi i emergjencës na bënte me dije se do të ishte live në facebook. Mekanizmi i propagandës u vu në lëvizje, por rrënojat nuk gërmohen me statuse në rrjete sociale, lutje, thua se i kemi ministrat klerikë fetarë.

Njerëzit raportojnë në ABC News si të munden dhe thonë të vërtetën; kanë frikë, duan ndihmë. Spitalet mbushen plot, por në rrënoja ka ende të gjallë dhe ajo që duket me sy në operacionet e shpëtimit rrëfen mjerimin e këtij shteti që beson vetëm në propagandë.

Është ende herët, por lejet e ndërtimit në rërë buzë detit, tollovia e pallateve në Durrës, Tiranë, Krujë, Lezhë po na kthen reston e mbjelljes të tokës me beton. Njerëzit po i blejnë këto banesa me shumë para, por në fund edhe me jetë.

I vetmi që nuk tundet vendit është Teatri Kombëtar, të cilin thanë se një tërmet do e shëmbë, por ai nuk pyet, nuk ka një krisje. Por, ata duan ta prishin që të ndërtojnë pallate, në mënyrë që ato të na zënë brenda të nesërmen.

Sot, Shqipëria është në gjunjë, jo vetëm nga Zoti, por edhe nga këta që i bëjnë mbledhjet e emergjencës live në facebook.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook