Lidhu me ne

Kioske

Në kërkim të një pune të re? 10 aftësitë që do punëdhënësi nga ty

Nga Yllka Sela

Ndryshime të mëdha politiko-ekonomike, lëvizjet migratore, zhvillimi i teknologjisë apo efekte të tjera të globalizimit po ndryshojnë me shpejtësi të lartë kushtet e punës madje edhe llojet e punës. Shumë vende pune mbyllen dhe shumë punë të tjera krijohen pikërisht për tu përshtatur me ndryshimet. Gjendur shpesh të papërgaditur përballë ndryshimeve të shpejta, shumë individë humbin vendet e punës dhe për ta është e vështirë të gjejnë një tjetër pasi mund të mos zotërojnë aftësitë e duhura. Për të shmangur këtë handikap mes forcës së punës dhe tregut të punës, studiues të ndryshëm kanë kryer kërkime mbi një term relativisht të ri, aftësitë e transferueshme.

Si mund të rrisim shanset për punësim? Duke aftësuar veten në mënyrë që të jemi konkurrues për sektorë të ndryshëm të tregut të punës, qoftë ai publik, privat apo ndërkombëtar. Ndonëse ky është një diskutim i pastër për menaxherët e burimeve njerëzore pranë çdo organizate, Kërkuesit mbi Karrierën e Hershme (Early Career Researches) pranë Këshillit Evropian sugjerojnë një listë shteruese aftësish ku individët mund të zgjedhin të zhvillojnë veten, ndërsa Forbes i ka dedikuar artikuj të tërë zhvillimit personal dhe aftësive të transferueshme.

Nëse jeni një person që sapo jeni diplomuar, kërkoni punën tuaj të parë, ose jeni në punë dhe kërkoni të ndryshoni punën apo edhe karrierën, atëherë duhet të dini që punëdhënësit do të kërkojnë tek ju ndër të tjera, edhe potencialin që ju keni. Është shumë e rëndësishme që çdo njeri ti dedikojë kohë identifikimit të aftësive, dobësive dhe potencialit të tij.

Prej më pak se dy dekadash, studiuesit kanë zhvilluar një term të ri, i cili supozohet të rrisë shancet për punësim që njihet si ‘aftësi të transferueshme’.

Aftësitë e transferueshme janë aftësi dhe zotësi të cilat janë të rëndësishme dhe ndihmuese për fusha të ndryshme të jetës. Është e pashmangshe që këto aftësi ti zhvillojmë përgjatë rritjes, në familje, në komunitet, në shkollë, në universitet si dhe në eksperiencat e ndryshme të punës.

Më poshtë po listojmë disa prej këtyre aftësive duke u bazuar në atë çka studiuesit e fushës kanë theksuar si aftësitë më të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë që lista është shteruese.

  1. Komunikimi

Komunikimi na ndihmon të përcjellim dhe marrim mesazhe, pra të shkëmbejmë me njëri tjetrin. Çdo punë nga më e thjeshta e deri tek më profesonalet, kërkon një komunikim profesional. Sot, ndërsa ndërveprimi me klientët apo përftuesit e shërbimeve është rritur, punëdhënësit kërkojnë nga kandidatët aftësi të tilla si komunikim të mirë verbal dhe jo-verbal, aftësi për të prezantuar, të folur të rrjedhshme, të dëgjuar aktiv madje profesione të larta kërkojnë edhe një nivel të mirë të të shkruarit të e-maileve, raporteve të ndryshme etj.

  1. Puna në grup

Ekzistojnë teste të ndryshme psikologjike të cilat të ndihmojnë të kuptosh nëse je njeri që punon më mirë vetëm apo në grup. Megjithatë, ndërsa problemet dhe punët në organizata të ndryshme janë komplekse, puna në grup vlerësohet si çelësi i zgjidhjeve të shpejta dhe efektive kundrejt arritjes së suksesit. Njererëzit me eksperienca të ndryshme që punojnë së bashku, mund të zgjidhin situata më mirë sesa një person i vetëm.

  1. Menaxhimi i kohës

Sfida më e madhe e shekullit lidhet me kohën dhe burimet e kufizuara, përballë nevojave të pakufizuara. Paradoksi qëndron se ndërsa koha duket se ka ardhur nga pafundësia dhe shkon drejt pafundësisë, për gjallesat, koha është një burim i fundëm.

A je në gjendje të kuptosh cilat probleme duhen zgjidhur me prioritet dhe cilat jo? Në dukje, të gjitha problemet kërkojnë zgjidhje emergjente. Duke i shtuar kësaj edhe shpërqëndrimet e vazhdueshme të shekullit teknologjik të 21-të, të tilla si smartfonët, rrjetet sociale, mediat online, blerjet online etj., koha bëhet edhe më e kufizuar, dhe vendimi për të zgjidhur disa probleme apo për të kryer disa detyra më parë sesa të tjerat, është akoma më i vështirë.

Mendoni se si e shfrytëzoni kohën gjatë ditës dhe pyesni veten, a i përmbushni objektivat e ditës? A i shmangni dot shpërqëndrimet? A respektoni oraret dhe afatet? Nëse po, atëherë ju arrini të menaxhoni kohën me efektivitet.

  1. Lëvizshmëria

Në kohën kur bota bëhet çdo ditë e më shumë globale nevoja për të lëvizur dhe për të kuptuar në terren efektet e globalizimit është akoma më e madhe. Shumë punëdhënës kërkojnë nga punonjësit e tyre të jenë të gatshëm të udhëtojnë në distanca të ndryshme, apo edhe të kenë leje drejtimi.

  1. Multitasking

Ndërsa shumë studiues e quajnë ‘të bërit të shumë gjërave njëkohësisht’ shpërqëndrim nga fokusi, punëdhënësit e shikojnë aftësinë për të qenë multitasking si sfiduese por të domosdoshme. A jeni në gjendje që të bëni shumë gjëra njëkohësisht dhe të përmbushni objektivat, brenda një kohë të caktuar? Atëherë ju e zotëroni më së miri këtë aftësi.

  1. Mendimi kritik

Identifiko një problem dhe zgjidhe. Të ekzaminosh problemin duke bërë pyetjet e duhura, të jesh në gjendje të kuptosh shkakun dhe pasojën, është vetëm hapi i parë i të paturit mendim kritik. Sigurisht, kjo aftësi zhvillohet përmes eksperiencës dhe trajnimeve të ndryshme, ku paraqitjet skematike zhvillojnë logjikën dhe përshpejtojnë vendimarrjen.

  1. Kërkimi shkencor

Si mund ta kuptojë një kompani, nëse produkti që ajo shet ecën mirë në treg? Si mundet qeveria të vendosë rritjen apo uljen e taksave? Si mund të kuptojmë nëse frutat ndihmojnë të përmirësimin e shëndetit? Kurioziteti ynë si qenie njerëzore është i madh, ndërsa nevoja për të ditur akoma më e madhe. Informacioni është pushtet dhe para, prandaj mblidhen dhe analizohen të dhëna, prandaj teknologjitë zhvillohen dita-ditës; për të ditur më shumë mbi të vërtetën ose për të mposhtur konkurrentët përmes zotërimit të informacionit më të fundit, i cili merret nga kërkimi shkencor. Për këtë arsye, kjo aftësi është më e sofistikuara ndër të tjera që shkon paralelisht me punësim dhe paga të larta.

  1. Aftësi teknike

Ka një diskutim të madh nëse sot tregu i punës kërkon teknicienë apo gjithologë, megjithatë një gjë është e sigurtë, pa teknicienët, organizatat nuk bëjnë dot. Aftësia teknike më e mirë në punë është ajo që lidhet me teknologjinë, përdorimin e kompjuterit, makinerive të ndryshme, softuerëve etj. Duke qenë se teknologjia ecën me hapa shumë të shpejtë, është shumë e rëndësishme që të jemi të përditësuar me të rejat më të fundit, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi në punë.

  1. Kreativiteti

Padyshim tema më e nxehtë e shekullit është Inteligjenca Artificiale (AI) dhe zhvillimi i saj me hapa të shpejtë. Ndërsa automatizimi pritet të zëvendësojë shumë profesione, dhe të gjithë i frikësohemi këtij fakti, kreativiteti është padyshim aftësia më komplekse por që duhet të zhvilloni për të konkurruar robotët. Merrni një orë kohë në ditë për t’ia dedikuar të shkruarit, muzikës, pikturës, të lexuarit, sportit etj., pasi është provuar se këto nxisin kreativitetin, veçanërisht nëse praktikohen që në fëmijëri. Të jesh kreativ nuk do të thotë thjesht të kesh një ide, por të punosh fort për ti zbatuar ato.

  1. Lidershipi dhe aftësitë sipërmarrëse

Kur të tjerët besojnë në potencialin dhe aftësitë tuaja dhe besojnë se ju e shihni suksesin si qëllimin tuaj dhe të njerëzve përreth, ata do t’ju ndjekin. Ndërsa studiuesit ende nuk kanë dalë në një konkluzion të qartë nëse liderat e suksesshëm lindin apo bëhen, një që është e sigurt, që udhëheqja është më e ndërlikuara nga të gjitha aftësitë e transferueshme.

Ju mund të mos keni një pozicion pune që kërkon aftësi drejtuese, por mund të tregoni aftësinë tuaj për të udhëhequr në situata të caktuara, pasi kjo vlerësohet shumë nga eprorët. A keni një personalitet karizmatik? Ju pëlqen të merrni përgjegjësi dhe të delegoni? A keni guxim të hidhni hapin i pari drejt diçkaje të re? A mendoni se shihni jashtë kornizës? Lidershipi u përgjigjet pozitivisht këtyre pyetjeve. Detyra juaj si udhëheqës është që ta bëni ekipin tuaj të funksionojë si një trup i vetëm drejt suksesit. Ekspertiza juaj teknike, të menduarit kritik, aftësitë krijuese, komunikimi etj., ju ndihmojnë të përcaktoni saktë sfidat me të cilat përballet ekipi juaj dhe ju jep mençurinë ta drejtoni ekipin drejt zgjidhjeve. Shkathtësitë tuaja të komunikimit dhe motivimit bëjnë që ekipi juaj të punojë për ju. Një lider shikon atje ku të tjerët nuk mund të shohin.

Si përfundim, të gjitha aftësitë e përmendura më lart por edhe shumë të tjera mund të jenë të transferueshme nga një punë në tjetrën, prandaj ato duhen duhen zhvilluar dhe në varësi të punës, duhen evidentuar gjatë një aplikimi, në jetëshkrimin tuaj dhe letrën e motivimit. Për ti provuar punëdhënësit tuaj të ardhshëm vërtetësinë e këtyre aftësive dhe sesa të zhvilluara janë ato tek ju, me rëndësi të lartë shikohet edhe dokumentimi i tyre përmes diplomave, çertifikatave të ndryshme, letrave të referencës apo materialeve audio dhe video.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook