Kryesore
“Na dhuruan rreth 400 milionë euro”, Ahmetaj: Pjesa tjetër kredi e butë

Dje, i sapo mbërritur nga Brukseli ku u zhvillua Konferenca e Donatorëve, Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka sqaruar donacionet që janë bërë për Shqipërinë.
Ahmetaj u shpreh se nga 1.15 miliardë euro të mbledhura nga kjo konferencë në ndihmë të rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit te 26 nëntorit, 400 milionë janë para dhuratë dhe rreth 700 milionë janë kredi të buta.
Arben Ahmetaj: Rreth 400 milionë janë para që na i dhurojnë, nuk na i japin borxh, 700 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, disa i kanë edhe nën 2%.
Blendi Fevziu: Këto para janë vetëm për dëmet e tërmetit?
Arben Ahmetaj: Janë të asociuara me gjithë dëmin që kemi pasur në 26 Nëntor, shkojnë përtej rindërtimit, por tek rimëkëmbja ekonomike.
Blendi Fevziu: Sa ka dhënë Franca?
Arben Ahmetaj: 60+1… 60 milionë euro kredi dhe 1 milion dhuratë.
Fevziu: Sa dhuroi Franca?
Ahmetaj: 60+1. 60 mln euro kredi e butë plus 1 milionë euro grant. T’ju sqaroj 100 milionëshin, ai është një instrument financiar që është firmosur këtë të hënë nga kryeministri, para se të fillonte konferenca e donatorëve. Ai është një instrument financiar, një kredi e butë nën 2.25% interes. Ky është një instrument që negociohet që mund të jetë për disa korsi ekonomike. Pra janë projekte, nuk kanë lidhje me tërmetin.
Fevziu: Pra 60 mln kredi e butë janë për tërmetin?
Ahmetaj: Po
Fevziu: Si do të financohen këto para, do të vijnë të huajt apo qeveria do të punojë me këto para?
Ahmetaj: Janë të dyja korsitë. Një korsi është ajo që quhet suport buxhetor, si mbështetje e pastër që vendoset në zërin e tërmetit.
