Lidhu me ne

Kryesore

“Na dhuruan rreth 400 milionë euro”, Ahmetaj: Pjesa tjetër kredi e butë

“Na dhuruan rreth 400 milionë euro”, Ahmetaj: Pjesa tjetër kredi e butë

Dje, i sapo mbërritur nga Brukseli ku u zhvillua Konferenca e Donatorëve, Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka sqaruar donacionet që janë bërë për Shqipërinë.

Ahmetaj u shpreh se nga 1.15 miliardë euro të mbledhura nga kjo konferencë në ndihmë të rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit te 26 nëntorit, 400 milionë janë para dhuratë dhe rreth 700 milionë janë kredi të buta.

Arben Ahmetaj: Rreth 400 milionë janë para që na i dhurojnë, nuk na i japin borxh, 700 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, disa i kanë edhe nën 2%.

Blendi Fevziu: Këto para janë vetëm për dëmet e tërmetit?

Arben Ahmetaj: Janë të asociuara me gjithë dëmin që kemi pasur në 26 Nëntor, shkojnë përtej rindërtimit, por tek rimëkëmbja ekonomike.

Blendi Fevziu: Sa ka dhënë Franca?

Arben Ahmetaj: 60+1… 60 milionë euro kredi dhe 1 milion dhuratë.

Fevziu: Sa dhuroi Franca?

Ahmetaj: 60+1. 60 mln euro kredi e butë plus 1 milionë euro grant. T’ju sqaroj 100 milionëshin, ai është një instrument financiar që është firmosur këtë të hënë nga kryeministri, para se të fillonte konferenca e donatorëve. Ai është një instrument financiar, një kredi e butë nën 2.25% interes. Ky është një instrument që negociohet që mund të jetë për disa korsi ekonomike. Pra janë projekte, nuk kanë lidhje me tërmetin.

Fevziu: Pra 60 mln kredi e butë janë për tërmetin?

Ahmetaj: Po

Fevziu: Si do të financohen këto para, do të vijnë të huajt apo qeveria do të punojë me këto para?

Ahmetaj: Janë të dyja korsitë. Një korsi është ajo që quhet suport buxhetor, si mbështetje e pastër që vendoset në zërin e tërmetit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore2 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar5 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore6 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore8 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore11 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore1 vit më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike1 vit më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar1 vit më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 vit më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook