Lidhu me ne

Kryesore

Greva e naftëtarëve, Arben Malaj: Ja 5 hapa për zgjidhjen e kërkesave

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka akuzuar Ramën dhe qeverinë e tij si fajtore dhe përgjegjëse ligjore për problemet e naftëtarëve.

Për Malajn, qeveria nuk ka zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve dhe radhën e pagesave për sigurimet shoqërore.

Më tej ish-ministri ka propozuar 5 hapa për të zgjidhur problemet e naftëtarëve, si identifikimi i përgjegjësve ligjorë që nuk nxorën urdhrin e bllokimit, çdo nivel të pagesave nga thesari, kush ka përfituar pagesa jashtë radhës, rivendosje në radhë të pagesave dhe në fund, pagimin e pagave dhe sigurimeve për naftëtarët.

Statusi nga Arben Malaj:

5 hapa për zgjidhjen e kërkesave ligjore të naftëtarëve. Qeveria Rama është fajtore dhe përgjegjëse ligjore, sepse nuk ka zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve dhe radhën e pagesave per sigurimet shoqerore.

1.Identifikoni përgjegjësit ligjore qe nuk kane nxjerre urdhrin e bllokimit sapo ka filluar mos pagimi i pagave dhe sigurimeve shoqërore. Ata që nuk kanë nxjer urdhërin e bllokimit dhe aktivizimin menjeherë të përmbarimit nuk janë punonjës të thjeshtë, janë qeveritarë ne shërbim te oligarkëve dhe për arsye korruptive.

2.Identifikoni në çdo nivel të pagesave nga thesari kush ka shkelur radhën e pagesave duke lejuar oligarkët të punojnë duke mos paguar pagat dhe sigurimet shoqërore.

3.Identifikoni nga kontabiliteti i kompanisë kush ka përfituar pagesa jashtë radhës së pagesave ku pagimi i sigurimeve shoqërore është i pari. Verifikoni librat e arkës dhe të bankës të kompanisë, për të identifikuar pagesat në shkelje te radhës së pagesave.

4.Kerkoni rivendosje në radhë të pagesave jashtë radhës për tatimet, për doganat, për kompanitë private furnitore, për individët që kanë përfituar, duke arkëtuar shumat e nevojshme për pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore.

5.Me këto anullime të pagesave jashtë rradhës për institucionet publike dhe kompanite private kryeni pagesat e pagave dhe sigurimeve shoqërore për naftëtarët.

Në këtë vjedhje të pagave dhe sigurimeve shoqërore ku ka risqe të mëdha për korrupsion dhe vjedhje nga pronarët jo sipërfaqësorë, vërteton qeveria Rama me veprim ose mos veprim të jetë fajtore ligjore.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook