Lidhu me ne

Kryesore

Fitorja e Biden, në të mirën tonë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarët po marrin vendimin që do t’i japë formë vendit të tyre, për vitet dhe dekadat e ardhme.

Si do të ndryshonte Amerika, në varësi të cilit zgjidhet, dhe si ndikohet Ballkani e shqiptarët, nga njëri apo tjetri ndër dy djemtë e vjetër që garojnë?

Ambasadori, Fatos Tarifa foli mbi fushatën e Trump dhe Biden, në Dita Jonë në televizionin A2.

“Fushata në SHBA është unike. Ka ngjallur kaq shumë interes dhe kjo duket edhe në numrin e votuesve që mund ta mbajnë Trump si president ose mund ta largojnë atë përfundimisht nga jeta politike. Rezultati i kësaj fushate pritet me interes në të gjithë botën, pasi Amerika sot është si Franca në kohën e Napoleonit. Sot, është shumë e vështirë të masësh opinionin e amerikanëve, por trendët janë shumë të qarta, Biden është përpara.

Unë besoj se Amerika dhe amerikanët do të fitojnë nga këto zgjedhje. Zakonisht një kandidat për president e ka më të lehtë të fitojë nëse presidenti ka qenë në detyrë për 8 vite, por pakënaqësia ndaj Trump është rritur. Presidentët që vlerësohen si të mirë mbajnë dy mandate. Të dobëtit largohen pas një mandati. Jimmy Carter, i pari, George H. W. Bush, i dyti dhe Trump besoi se do të jetë i treti që nuk do të qëndrojë dy mandate”.

Por si do të ndikojnë zgjedhjet në SHBA në situatën në Ballkan? “Komuniteti shqiptar në Amerikë është më i përçarë se sa në Shqipëri. Kanë ndjekur një politikë që i kanë mbështetur të dy kandidatët për të përfituar nga çdonjëri prej tyre. Unë besoj se ajo që Amerika bën për Ballkanin apo për Shqipërinë, kjo është tejet e ekzagjeruar. Ballkani nuk është më në fokusin e politikës amerikane, siç ishte në vitin 1999. Për këtë arsye, fitorja e Biden, i cili ka një histori të suksesshme, do të ishte në të mirë të interesave të shqiptarëve, ndryshe nga Trump. Edhe marrëveshja e fundit më shumë i intereson atij”, u shpreh Tarifa.

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix7 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi20 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi20 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix21 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix21 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske21 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook