Lidhu me ne

Kryesore

Ata detin, ne kollaren FOTO: Rama bën si atdhetar, me kollare me flamurin shqiptar në takimin me Dendias

FOTO: Rama me kollare me flamurin shqiptar në takimin me Dendias, së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Dendias ka vënë theksin te marrëdhënia e mirë mes dy vendeve!

Ai ka sqaruar se çështja e minoriteteve ka qenë në fokus të këtij takimi me ministrin grek, Nikos Dendias, ku tha se nuk ka pasur asnjë hezitim nga ana e Greqisë për të bërë maksimumin për të drejtat e shqiptarëve në Greqi dhe e anasjellta.

Edhe pensionet kanë qenë një temë tjetër e diskutimit.

“Sot e mirëpresim mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën dhe në nivelin politik kemi detyrimin që të bëjmë atë që njerëzit e zakonshëm bëjnë në marrëdhëniet e përditshme dhe që ne duhet t’i ngremë në të njëjtin nivel pritshmërie, ambiciesh, shpresash. Me këtë frymë ne kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë e Greqisë. Dua ta risjellë faktin s epërvec ministrit që ka qenë këtu presonalisht, kryeministi ka qenë ndër të parët që është interesuar pas tragjedisë dhe ka qenë në vijëmësi i dëshiruar për t’u informuar qoftë për kërkim shpëtimin dhe rindërtimin dhe i gatshëm së bashku me qeverinë edhe në atë moment vështirësie që u krijua në kufi si rezultat i masave të marra.

Greqia ka qenë një partner strategjik dhe mbetet, e konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar dhe patjetër që partneriteti ynë është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithçka që na lidh nga e shkuara. Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morëm pjesë por u përfshi në dhënien e kontributeve të drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve. Dhe ne sot kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë kontruktive dhe vullnet të mirë të gjitha çështje që duhet zgjidhur që janë çështje për të mirën e të dy vendeve, jo e Greqisë. Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për monoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standartet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.

Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se sic është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete. Kemi diskutuar për cuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjilacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amëtarë tjetër, me një kultuë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre. Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentatave.  Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s’është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces”, tha Rama.

Më poshtë foto nga takimi i kryeministrit Rama me ministrin e Jashtëm grek.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi13 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi13 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix13 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix13 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske14 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook