Lidhu me ne

Radar

Opinion nga Peter Lucas/ Ron DeSantis e mund Biden, por më parë i duhet të mposhtë Trump

Opinion nga Peter Lucas/ Ron DeSantis e mund Biden, por më parë i

Guvernatori Republikan i Florida-s, Ron DeSantis, mund ta mposhtë presidentin Joe Biden.

Biden ka rënë kaq poshtë në sondazhe, në të gjitha çështjet, saqë e vetmja mënyrë për t’u rizgjedhur është po të votojnë për të miliona emigrantë të paligjshëm që ai la të futeshin në vend.

Që do të thotë se, praktikisht, çdo Republikan mund ta mposhtë, veçanërisht një kandidat si DeSantis.

Por, fillimisht, guvernatori 44-vjeçar duhet të kalojë nga Donald Trump, 76 vjeç, gjë që nuk do të jetë e lehtë.

Ndërsa fusha e kandidatëve presidencialë Republikanë vazhdon të rritet, vështirë se ka një kandidat – përveç DeSantis – me qëndrimin dhe vetësigurinë e nevojshme për t’i bërë ballë Trumpit arrogant.

Dy prej kandidatëve, të palajmëruar dhe zyrtarë, punuan për Trump (zëvendëspresidenti Mike Pence, ambasadorja e OKB-së Nikki Haley) ndërsa një kandidat i tretë i mundshëm (Chris Christie) u përpoq, por nuk u mor në punë.

Mjafton të kujtojmë se si Trump, me teknikën e tij prit-dhe-digj, shkatërroi kandidaturën e disa kundërshtarëve Republikanë në debatet televizive të vitit 2016 dhe përfundoi si ‘njeriu i fundit në këmbë’. Kandidatët që ndjekin diskur civil nuk kanë shumë shanse në debatet me Trump.

Ai pritet që ta përdorë sërish tekniknë prit-dhe-digj. Vetëm se këtë herë kundërshtarët e Trumpit janë vigjilentë. Dhe DeSantis nuk është një fluskë ajri.

Ndryshe nga shumica e kandidatëve të tjerë Republikanë, DeSantis ka një rekord të qëndrueshëm konservator të arritjeve si guvernator, mbi të cilat mund të mbështesë kandidaturën, një rekord i freskët në mendjet e njerëzve.

Banorët e shteteve të mbytura në kriminalitet apo taksa të larta, të tilla si Nju Jorku dhe të tjerë, po shpërngulen në Florida, jo për shkak të Donald Trump dhe Mar-a-Lago, por për shkak të Ron DeSantis dhe Tallahassee.

DeSantis e ka bërë Florida-n shtetin më tërheqës në vend.

Ideologjikisht, DeSantis është një Trump pa delire dhe pa bagazhe. Por ai ka mjaftueshëm nga vetësiguria e Trumpit për ta bërë atë një kundërshtar të frikshëm.

Edhe pse DeSantis është shumë prapa Trump në sondazhe, ai është kërcënimi kryesor në atë që po formohet si një garë me dy persona për nominimin presidencial Republikan.

Trump e di këtë, kjo është arsyeja pse PAC-ët (Political Action Committee-Komitete te Aksionit Politik) e tij të mirëfinancuar kanë shpenzuar 50 milionë dollarë në reklama televizive duke sulmuar dhe tallur DeSantis shumë përpara se DeSantis të shpallte zyrtarisht kandidaturën (gjë që bëri të mërkurën mbrëma).

Gjaku i keq mes të dyve do të zvogëlonte mundësinë – sado e largët që mund të duket – që mund të kishte një biletë Trump/DeSantis, me kuptimin që DeSantis do ta pasonte Trumpin pas katër vjetësh kur DeSantis do të ishte vetëm 48 vjeç.

Përveç luftës së fjalëve mes të dyve, sprova e parë e vërtetë i DeSantis do të vijë në janar në primaret Republikane të Iowa-s.

Nëse DeSantis e mposht Trump-in në Iowa, ku zhvillohet gara e parë e fushatës, kandidatura e tij do të merrte një nxitje të jashtëzakonshme para zgjedhjeve paraprake në New Hampshire një javë më pas.

Do t’u tregonte Republikanëve në të gjithë vendin se, jo vetëm që ish-presidenti mund të mposhtet, por se Republikanët konservatorë mund të kishin trumpizëm pa Trumpin.

DeSantis do të përdorë një listë arritjesh të fundit konservatore në Florida – të freskëta në mendjet e votuesve – që tërheqin Republikanët e Iowa-s, si ndalimi gjashtë-javor i abortit, ndalimi i burrave (biologjikë) që të konkurrojnë në sportet e grave dhe ndalimi i mësimit të çështjeve LGBTQ në shkolla publike, për të përmendur disa.

Por do të ishte gabim ta nënvlerësoje Trump-in. Ndërsa humbi primaret e Iowa-s ndaj Senatorit të Teksasit, Ted Cruz në vitin 2016, Trump fitoi parapraket në New Hampshire me një diferencë të madhe dhe më pas u bë president.

Megjithatë, këtë herë është ndryshe. Ndërsa polemikat rreth kandidatit Trump në 2016 zienin, ato janë hiçmosgjë krahasuar me atë që Trump po kalon tani.

Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, në lidhje me “paratë e heshtjes” që dyshohet se i janë paguar yllit porno Stormy Daniels. Gjyqi i tij është caktuar për në mars.

Këshilltari special Jack Smith së shpejti do të raportojë mbi hetimin e tij për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago. Dhe ka më shumë.

Ndërsa Trump po kandidon për Shtëpinë e Bardhë, ai gjithashtu do të bëjë fushatë për të qëndruar jashtë Shtëpisë së Madhe (I referohet burgut (the Big House) në slang amerikan-shënim i Politiko).

*Peter Lucas është gazetar politik dhe editorialist veteran i gazetave të Bostonit. Ai ka shkruar disa libra për Shqipërinë, vend i origjinës së prindërve të tij.   

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix11 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix11 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix11 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore11 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix11 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix11 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook