Lidhu me ne

Kritike

Të velur nga Veliaj!

Nga Edmond Tupja 

“Fjalori i gjuhës shqipe” ( Tiranë, 2006) na mëson me një saktësi serioze të paqortueshme se folja “vel”, përveç kuptimit “ia pres dikujt dëshirën për të ngrënë duke i dhënë ushqime me shumë yndyrë ose shumë të ëmbla”, ka edhe kuptimin e figurshëm “e mërzit tepër dikë; i ngjall neveri: na veli me fjalë”.

Kjo ishte loja/ Erion Veliaj mashtroi, Tirana nuk do ketë 24 orë ujë as për  10 vite; BERZH-BB-KFV, nuk e miratuan kredinë | BoldNews.al

Rrjedhimisht, nën dritën e sinqertë të këtij përkufizimit të figurshëm, gjithnjë e më të shumtë janë miqtë e mi jo vetëm kryeqytetas, por edhe prej qyteteve të tjera të vendit tonë të vrerosur nga qeverisja ma(v)risocialiste e kryeministrit me emrin Edi Rama, të cilët janë haptas ose gjysmë haptas, ose edhe heshtazi kundër bëmave bombastike të kryebashkiakut me emrin Erion Veliaj, në veçanti kundër betonimit të pamëshirshëm të Tiranës si në rrafshin horizontal, ashtu edhe në atë vertikal.

Sot do të quhej gënjeshtar ose mashtrues i përmasave monumentale ai ose ajo që do të thoshte, për shembull, “Oh, më ra celulari përdhe / përtokë” sepse, dhe apo tokë, rrugëve e shesheve të Tiranës, ka përherë e më pak ku  kalimtari ose kalimtarja në fjalë mund të vërë këmbën, aty, pra, ka përherë e më shumë beton, pllaka guri ose asfalt, kështu që atij ose asaj do t’i duhej, për të qenë i / e saktë, të thoshte: “Oh, më ra celulari përbeton / përasfalt!”; nga ana tjetër, kullat prej betoni, por të stolisura me metal apo me qelq mashtrues, po na e pakësojnë sa vjen e më shumë sasinë e oksigjenit, ashtu siç do të ndodhte në një dhomë gjumi të mbushur deng me mobilie që të pengojnë madje të hapësh dy kanatat e dritares, ndoshta të pengojnë ta hapësh krejtësisht edhe derën.

Erion Veliaj 🚴‍♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) | Twitter

Këtij konteksti tronditës i duhet shtuar detyrimisht edhe cilësia e ajrit që thithim, të cilin na e bëjnë bujarisht dhuratë veturat, autobusët e motoçikletat, ajër ky që po rezulton përherë e më shumë i ndotur nga dioksidi i karbonit; këtij konteksti tronditës i duhet shtuar gjithashtu pashmangësisht edhe cilësia fort e dyshimtë e ujit të pishëm që vjen nga Bovilla, e cila, jo për fajin e saj, shtyn e pështyn një ujë të papastër deri te rubinetat e shtëpive të tiranasve të vjetër e të rinj.

Këto ditët e fundit, dëgjuam se Erion Veliaj, ky ambientalist e ekologjist tejet i lavdishëm (me “d” dhe aspak me ndonjë germë tjetër), që drejton Orkestrën Filarmonike të Betonit Ngadhënjimtar, do të mbjellë në Farkë, pra në rrethinat e afërta të kryeqytetit, një mijë rrënjë pemë me qëllimin e lartë, synimin e gjerë edhe objektivin e gjatë për të ndikuar fuqishëm (mos e lini të avullojë rrokjen e parë të kësaj fjale!) në pastrimin e ajrit të Tiranës që rëndon e rënkon nga ndotja. Por, sidoqoftë, qarkullojnë zëra se këto pemë do të mbillen sidomos për të pastruar ajrin e vilave të bosave pasunarë pikërisht në zonën e Farkës, sepse deri në kryeqytet oksigjeni i tyre do të tretej si kripa në ujë!

Zbulohet gënjeshtra/ Erion Veliaj solli nga Viena “trofeun” që nuk ekziston  – Lapsi.al

Përveç kësaj, për t’u përgëzuar kombëtarisht e ndërkombëtarisht është bashkia e Durrësit, që ka shpallur një tendër tundues për zbukurimin e qytetit me lule shumëngjyrëshe, falë aromave të të cilave do të mund të përfitojnë edhe hundët e mushkëritë e tiranasve të gjorë të tejveluar nga Veliaj, veçse me kusht që bashkia e Tiranës të bëjë një marrëveshje apo të lidhë një kontratë me detin Adriatik në mënyrë që ky t’i drejtojë erërat e tij drejt lindjes, d.m.th. drejt Tirana, përndryshe nga aromat e luleve durrësake do të përfitonin kryesisht banorët e bregut lindor të Italisë (ndoshta edhe ndonjë arbëresh aty-këtu); gjithsesi, do të duhet që kryeministri shqiptar me emrin Edi Rama të bisedojë automatikisht e aromatikisht me homologun e tij italian Conte lidhur me mundësinë e një koncesioni apo PPP-je në interes të të dy mafieve (oh, më falni) të të dy vendeve tona.

Së fundi, por jo më së paku, syvelur deri në neveri nga betoni veliajan, mushkërifryrë si tullumbace helmuese deri në neveri nga gazrat veliajane të makinave, veshëkumbues nga kori veliajan i zhurmave zhangëlluese të vinçave e të betonierave, pa llogaritur shijen e helmët që u kanë lënë shpronësimet veliajane aq të padrejta apo të pabesa, pa llogaritur zhdukjen e monumenteve historike të Tiranës, siç është mjerisht rasti i shembjes së Teatrit Kombëtar (të cilën Kryebosi i Madh Rama ia la kopilisht në derë kryebosit të vogël Veliaj) apo rasti i dramës që po luhet në kurriz të Kullës së Sahatit, tiranasit e vjetër e të rinj do ta kenë kuptuar më në fund se sa i vlen lëkura kryebashkiakut me emrin Erion Veliaj dhe, për pasojë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nuk do të mund të ushqejnë as më të voglin iluzion lidhur me figurën e tij pandreqshmërisht zhgënjyese./Panorama/

Erion Veliaj confesses like never before, tells who gave him his name and  the reasons why he debates with Ajola: He is upset about ... - Politike
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook