Lidhu me ne

Kryesore

Taksimi i “pandershëm” dhe taksimi i “1- përqindëshit”

Majlind Lazimi

Gjithmonë në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare zgjohet interesi i opinionit publik në lidhje me alternativat programore dhe sidomos me propozimet ekonomike të partive politike. Të paktën ky ishte rasti deri më 2013…

Siç dihet, kali i betejës së Partisë Socialiste ka qënë dhe mbetet e ashtuquajtura “taksimi progresiv” apo “taksimi i ndershëm” – sipas devizes kush fiton më shumë paguan apo taksohet më shumë. Në fakt, sistemi aktual i taksimit në Shqipëri nuk është as progresiv dhe as i ndershëm. Përkundrazi, ai është “regresiv” dhe i “pandershëm”. Natyrshëm, lind pyetja pse?

Kush fiton më shumë në Shqipëri, një pronar apo aksioner korporate i cili nga fitimi i dividendit paguan 8% tatime, apo një profesionist i ri që fiton pak me shumë se 150 mijë lekë të reja në muaj? Kjo është një pyetje retorike sepse ky i fundit paguan 23% tatim mbi të ardhurat personale. Pra, në Shqipëri aksionerët paguajnë 8% mbi fitimin (dividentin), ndërkohë që bizneset e mesme dhe të mëdha paguajnë 15% tatim fitimin dhe qytetari i shkolluar dhe profesionist paguan 23% mbi pagën e tij. Qartazi, kush fiton më shumë paguan më pak, pra realisht kemi taksim regresiv dhe llogjikisht dhe të pandershëm.

Nuk ka nevojë për retorikë ideologjike apo politike për të faktuar se në vitet e fundit edhe pse barra fiskale mesatarisht u dyfishua në përqindje në raport me taksën e sheshtë (10%), sërish të ardhurat buxhetore mbeten në vend numëro. Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave buxhetore në raport me PBB, pavarësisht se si nivel taksimi (në përqindje) ka nivelin më të lartë në rajon.

Debati mbi alternativat dhe propozimet ekonomike nuk duhet të jetë peng i “lojës së kungulleshave” mes palëve politike se cila prej tyre është më ‘xhymerte’ me premtime për falje gjobash, amnisti fiskale, përjashtime tatimore etj.

Në këto kohë krize të thelle ekonomike, në thelb të betejës së ideve ekonomike duhet të ishte se cfarë do të taksojmë më shumë, kapitalin fizik (jo prodhues) apo kapitalin social (punën) dhe sipërmarrjen? Duhet të taksojmë më shumë të ardhurat e individëve dhe bizneseve apo pasurinë neto dhe asetet e tyre jo prodhuese?

Për ta kuptuar më thjesht, si ka mundësi që prej vitesh kemi kompani që shfrytëzojnë pasuri kombetare por që nuk paguajnë tatim fitimin me justifikimin që dalin me humbje? Shkurt, sepse kompanitë apo individët e pasur e dinë se ne nuk taksojmë pasurinë dhe asetet por të ardhurat e tyre neto…

Për më tepër, nëse duam ti vëmë frè marrëzisë dhe të  shmangim  “flluskën” e ndërtimeve të shfrenuara të kullave në Tiranë, duhet të taksojmë edhe apartamentet e pashitura si taksë pasurie ndaj atyre që kanë aktualisht “luksin” ti mbajnë pa shitur edhe për disa vite. Në rastin më të keq,  të ardhurat buxhetore do të rriteshin për investimet publike dhe në rastin më të mirë çmimet e “fryra” të apartamenteve do të binin për aq kohë sa pronarëve të tyre do tu kushtonte shumë që ti mbanin stok të pashitura.

Prandaj, një politikë e zgjuar fiskale do të ishte ulja e tatim fitimit në nivelin e dividendit (nga 15% në 8 %), reduktimi i tatimit mbi të ardhurat personale (nga 23% në  8%) dhe ulja e TVSH-së për produktet bazë të shportës (nga 20% në 5%) – duke  synuar uljen e çmimeve dhe stimuluar konsumin në këtë kohë krize ekonomike. Nga ana tjetër për ekuilibrim fiskal, ka ardhur koha që të taksojmë pasurinë neto apo asetet (jo prodhuese) duke filluar nga një prag përjashtues për shtresën e varfër dhe të mesme. Një propozim racional do të ishte taksimi i  individëve që zotërojnë pasuri neto (asete minus borxhe) mbi 500 mije euro, me një normë vjetore 1%.

Kjo do të ishte axhenda e një mirëqeverisjeje dhe një sistemi taksimi të ndershëm që do të synonte zbutjen e varfërisë dhe pabarazisë, si plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare. Taksimi me 1 përqind të pasurisë neto për “1 përqindshin më fatlum” të qytetarëve është zgjidhja e duhur. Ndërkohë, nëse duam të fitojmë “luftën” me “oligarkinë, si fillim do të mjaftonte të taksonim vilat dhe jahtet e tyre…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook