Lidhu me ne

Kryesore

Rrëfimi i Neritan Cekës nga Nano te Berisha

Neritan Ceka, në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion”, kujton takimin në vitin e vështirë të 1997-s me Presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. Ndonëse ishin kundërshtarë të fortë politikë, Ceka e kujton kështu bisedën me të:

“Mu drejtua, siç e ka, Neritan, Preç ju kam sulmue, por e kam bërë për lojë politike. I thashë ore doktor, i lemë këto hyrje sepse po na ikën vendi, nuk kam hall tjetër. Unë nuk e kam ndërmend të iki nga Shqipëria prandaj hajde të gjejmë një zgjidhje si do dalim. Tha mirë. U ulëm dhe biseduam. I thashë pa zgjedhje të parakohshme nuk ka rrugëdalje, do bëjmë zgjedhje të parakohshme, të vijë një qeveri tjetër dhe gjejmë një rrugëdalje, sepse vetvetiu ulen tensionet. 4 ditë përpara ai ishte rizgjedhur president. Tha mirë…”, tregon ndër të tjera Ceka.

Ai kujton më tej se marrëveshja mes partive politike u arrit pas disa ditësh. Ceka tregon gjithashtu edhe për momentin kur i dha dorën Berishës para kamerës, por kjo nuk u dokumentua kurrë sepse nuk kishte kasetë.

“Ka një moment historik që unë i kam dhënë dorën, përpara kameras, por për fat kamera nuk kishte më kasetë… dhe nuk e filmoi momentin që unë i dhashë dorën dhe thashë Doktor hajde të bëjmë Shqipërinë”.

Si u vendos fati i Berishës në krye të PD-së, Ceka: Nuk kishte zgjidhje tjetër

Ceka ka treguar gjithashtu se si u zgjodh në krye të PD-së, Sali Berisha dhe se si së bashku me Preç Zogajn kanë qenë dy personat që kanë vendosur fatin e drejtuesit të PD-së asokohe.

Sipas Cekës, nuk kishte zgjedhje tjetër përveç Berishës atëherë dhe vendimin e mori pa e ditur se ç’pasoja do të kishte më vonë.

“E vendosa pa i thënë njeriu. Votova dhe bëra njëfarë kështu. Thashë, shiko ne do votojmë po gjithë bota e di që është Sali Berisha para se të votohej. Preçi nuk e tha. Thashë një të vërtetë pa e ditur se ç’pasoja do kishte kjo zgjedhje. Në atë kohë nuk kishte zgjedhje të tjera”, tha Ceka.

“Nano bënte për çerek ore, atë që Berisha e bënte për një vit…”

I ka njohur të dy nga afër dhe mes Sali Berishës e Fatos Nanos, Neritan Ceka veçon këtë të fundit.

“Si vizionar ka qenë padyshim Nano. Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha e bënte për një vit, e që se bëri dot. Pra, shkonte në zyrë, se unë kam qenë Ministri i tij, i bije telefonit nga ora 8 e gjysmë, në 9, nuk ishte, në 10, në 11 nuk ishte. I bije në 2 e gjysmë, thoshte sekretarja erdhi dhe iku. Pra në atë gjysmë orë që rrinte në zyrë, bëri reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private, i krijoi ai. Bëri TV, ja këtu jemi për shkak të Nanos. Mediat i mbajti në xhepin e xhaketës doktori dhe i vetmi që i nxori dhe i bëri media europiane, ishte Nano”, tha Ceka në një intervistë në emisionin “Opinion”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi10 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi10 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix10 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix10 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske10 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar22 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix22 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix22 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal22 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook