Lidhu me ne

Aktualitet

Çfarë pasurie ka kryeministri Rama?

Gazetarja Aranita Brahaj foli në emisionin “Opinion” për pasurinë që ka deklaruar çifti Edi dhe Linda Rama.

Sipas Brahajt, kryeministri dhe bashkëshortja kanë bërë një deklarim të kujdesshëm të pasurisë së tyre. Ata kanë deklaruar paratë që kanë investuar, faturat si dhe detyrimet që kanë ndaj të tjerëve apo anasjelltas.

Gazetarja tha se të ardhurat e kryeministrit pas viti 2013 janë më të shumta nga krijimtaria e tij artistike sesa nga paga e punës së  tij si drejtues i qeverisë.

“Pasuria e çiftit është e deklaruar me shumë kujdes, ka vlera të konsiderueshme, pra nuk qëndron në vlera të ulëta. Çifti i bashkëshortëve kanë dhënë me saktësi të madhe edhe se çfarë kanë investuar, faturat, arsyet pse janë vonuar në pagesënre duke shpjeguar që janë në pritje të një kredie, dhe siç e shohim kanë edhe detyrime ndaj të tjerëve sikurse të tjerët kanë detyrime ndaj tyre. Ajo që bie në sy tek zoti Rama është që zoti Rama çdo vit ka të ardhura nga krijimtaria e tij artistike më shumë se nga paga e kryeministrit. Duket si diçka që bie pa vëmendje dhe pa interes, por në perceptimin tim, palët dhe metodologjia e këtij Inspektorati është difektoze sa kohë merret vetëm me atë që shitet, pra të ardhurat nga piktura. Zoti Rama ka pasuri edhe nga privatizimi, ka pasuri të trashëguara, pasuri që janë vënë gjatë martesës me zonjën Rama. Po ashtu ka edhe zonja Rama e cila vjen nga një karrierë eksperteje dhe ka të ardhura vjetore të kënaqshme për kontekstin e një vendi si Shqipëria”,- tha Brahaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook