Lidhu me ne

Aktualitet

Pse po zihen dy burrat më të pasur në botë Elon Musk dhe Jeff Bezos?

Pse po zihen dy burrat më të pasur në botë?

Space X dhe Amazon, kompanitë e drejtuara nga dy burrat më të pasur në botë (Elon Musk dhe Jeff Bezos), po bëjnë përpjekje për bizneset e tyre konkurruese me bazë satelitore.

SpaceX akuzon Amazon për “mbytje të konkurrencës” dhe Amazon akuzon SpaceX me pretendimin se “ajo po kërkon një konkurrencë shumë të lehtë”.

Elon Musk, CEO i SpaceX, ka një vlerë neto prej 209 miliardë dollarësh. Jeff Bezos, CEO i Amazon, ka një vlerë neto prej 192 miliardë dollarësh.

(Për krahasim, 192 miliardë dollarë është shifër më e lartë se prodhimi i brendshëm bruto vjetor i më shumë se gjysmës së vendeve në botë në vitin 2020, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.)

Konflikti konsiston në një përpjekje nga SpaceX për të modifikuar licencën e saj për Starlink, pajisjeve masive satelitore me synim zbatimin e një sistemi të ri komunikimi me internet në hapësirë, nga të cilat SpaceX ka lëshuar mbi 900.

Kompania ka leje nga qeveria federale e SHBA-së për të nisur mijëra satelitë të tillë dhe në një komunikim të fundit, SpaceX tha se dëshiron të vendosë disa prej satelitëve në një lartësi më të ulët sesa ishte planifikuar apo autorizuar më parë.

Ky ndryshim i propozuar mund t’i vendosë satelitët e Musk, pra të Starlink në një “rrugë”,  të quajtur “Project Kuiper”, që është propozuar nga Amazon.

Kompania nuk ka lëshuar ende ndonjë satelit, por ajo ka siguruar një licensë për projektin.

Planet aktuale të Amazon përfshijnë vendosjen e disa prej satelitëve të saj në orbitë, afërsisht 590 km mbi sipërfaqen e Tokës. Kompania argumentoi në kundërshtimin e saj se satelitët Starlink në atë lartësi mund të shkaktonin më shumë ndërhyrje të sinjalit me satelitët e Project Kuiper dhe rrjetet e tjera satelitore aty pranë.

Sidoqoftë, Musk i ka hequr këto shqetësime. Drejtori i politikës satelitore të SpaceX, David Goldman, tha se konkurrenti i tij arriti në ato konkluzione vetëm duke “mbledhur të dhëna nga asgjëja” dhe “duke injoruar shumicën e modifikimit” që SpaceX ka propozuar.

Elon Musk, lidhur me këtë, u shpreh në Twitter:

“Nuk i shërben njerëzve që Starlink të goditet sot për një sistem satelitor të Amazon, i cili në rastin më të mirë është disa vite larg funksionimit.”

Amazon, i ktheu përgjigje këtij postimi, duke shkruar:

“Faktet janë të thjeshta. Ne krijuam sistemin Kuiper për të shmangur ndërhyrjet në Starlink, dhe tani SpaceX dëshiron të ndryshojë modelin e sistemit të saj. Këto ndryshime jo vetëm që krijojnë një mjedis më të rrezikshëm për përplasjet në hapësirë, por ato gjithashtu rrisin ndërhyrjet (interferencat) në radio për klientët. Pavarësisht nga ajo që SpaceX poston në Twitter, janë ndryshimet e propozuara të SpaceX që do të pengojnë konkurrencën midis sistemeve satelitore.”

Sipas dokumenteve zyrtare, SpaceX ka rënë dakord që të kufizojë satelitët Starlink në një lartësi prej 580 km ose më poshtë, por ky kufizim do të fillojë vetëm pasi Amazon të lëshojë satelitët e saj. Nuk është aspak e qartë nëse SpaceX do t’i përmbahet kufizimit para se Amazon të fillojë punën. Kjo e fundit nuk ka thënë ende se kur do të fillojë, por licensa e kompanisë FCC (Federal Communications Commission – Komisioni Federal i Komunikimit) i jep asaj të drejtë deri në korrik të vitit 2026 për të ndërtuar.

Burimi: CNN

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook