Lidhu me ne

Mix

4 gjërat që ju plakin më shpejt, mëkatet që po i bëni lëkurës pa e ditur

Nëse pyet shumicën e njerëzve se cilat janë disa prej mëkateve që bëjnë më shpesh me lëkurën, një prej gjërave që do të thonë pa u menduar është fjetja me grim ose edhe ngacmimi i puçrrave që gjithmonë ndikon për t’i bërë gjërat më keq. Po nuk janë praktika që dermatologët nuk i dinë dhe paralajmërojnë për të pasur kujdes, por ka disa veprime të tjera, të cilat po e prishin lëkurën dhe që ne nuk i paskemi ditur.

Gjumi

E para, natyrisht ka të bëjë me mënyrën se si fle. Nëse nuk fle me shpinë, po ushtron presion mbi fytyrën dhe lëkurën dhe kjo gjë mund të rezultojë në plakje të shpejtë dhe theksim të shenjave të rrudhave. Gjithashtu, ndërro jastëkët për të shmangur përhapjen e vajrave dhe baktereve në lëkurë, sepse edhe ato mund të shkaktojë probleme.

Mbingarkesa me sheqer

Me siguri ke dëgjuar rreth problemeve që çokollata i shkakton lëkurës. Studimet kanë zbuluar se nuk ka dëshmi bindëse që çokollata shkakton puçrra fytyre, por ka disa fakte që nuk duhen mohuar. Kakaoja e nxehtë nuk mund të fajësohet për krijimin e puçrrave, por një dietë e mbushur me sheqerna dhe karbohidrate të thjeshta rrit nivelin e insulinës. Kjo mund të çojë deri në inflamacion në trup dhe inflamacioni më tej mund të shkaktojë mungesën e elasticitetit në lëkurë dhe mund të kontribuojë në shenjat e plakjes dhe rrudhat.

Nuk po e aplikon çdo ditë kremin mbrojtës

Kur është fjala për të aplikuar kremin e diellit, atë duhet ta kesh gjithmonë në çantë — jo vetëm gjatë muajve të verës. Diku rreth muajit tetor, lëkura fillon ta shohë gjithnjë e më pak kremin me SPF – dhe ky është një gabim i madh që bëjnë shumë nga ne. Rrezet UVA dhe UVB janë të pranishme në çdo kohë, pa marrë parasysh se çfarë temperaturash janë jashtë. Këto rreze janë të dëmshme për lëkurën. Kështu që aplikojeni kremin e diellit në çdo kohë (SPF 20 ose edhe më të lartë në dimër), çdo mëngjes dhe riaplikojeni kaloni shumë kohë jashtë.

Nuk po e pastron telefonin

Mendo pak sa orë në ditë mund të shpenzosh gjatë ditës. Ne i vendosim telefonat në tavolina, sportele, rafte të ndryshme, në banjë – kudo. Por a ke menduar sa baktere mund të transmetohen lehtësisht në fytyrë kur thjesht e mban telefonin në fytyrë? Është shumë e rëndësishme për të pastruar dhe dezinfektuar telefonat çdo ditë. Nëse ke vënë re një formë të pazakontë puçrrash përgjatë faqes ku përdor më shumë telefonin, atëherë ai mund të jetë fajtor.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook