Lidhu me ne

Kioske

Unë jam Elvira Zija Dones, persona non grata për Rilindasit.


Nga Elvira Dones

Ditë pushimi është. Rri robi në shtëpi të vet, ende në pizhame. Ca metra poshtë shtëpisë kullosin ca lopë zvicerane, të bukura e të shëndetshme si mosozot.
Jeton robi prej 32 vitesh larg vendlindjes. Dhe mëson që paska një patronazhiste në Shqipëri, njëfarë Tefta Haxhiaj. Kaq di për të tani – kushedi ç’të tjera kanë mbi mua nëpër ato dosjet e tyre, të qëna e të paqëna.
Por këtë Teftën dua ta ndihmoj, të shkretën. Kështu që ja ca të dhëna të tjera për Teftën dhe shefat e saj.
Elvira Zija Dones, persona non grata për Rilindasit. Non grata edhe për paraardhësit e rilindasve, por kjo pak rëndësi ka. Një “qenushkë” pa zinxhirë, përkthim aktual: Kjo NUK na do! Na doli kallp, so, keep an eye on her.
Dua t’i ndihmoj: numri i këmbës 38 – rritur në vitet e fundit ngaqë E. Dones vrapon shumë kilometra çdo ditë, dhe si gjithë vrapuesve të thekur, më është rritur numri i këmbës nga 37 në 38.
Shenja të tjera të veçanta: martuar me një burrë me mjekër, gazetar zviceran, një “ujk i vjetër” që për fatin e keq të “rilindasve” lexon e kupton shqip, dhe kjo NUK “na leverdis”. (Këtë po e shtoj nga xhepi, të kuptohemi: Tefta Haxhiaj nuk e ka shkruar të zezë mbi të bardhë . Por tashmë – me “fantazinë” e shkrimtares – nuk e kam të vështirë ta imagjinoj.)
Në atë vendin tonë s’ka fare nevojë që Shefi i madh të japë urdhëra; mjafton një ngritje vetulle dhe o burra t’ia kënaqim vetullën.
Shenja të tjera të veçanta të E. Dones për “patronazhisten”. Tefta “shpirt”, me siguri monetarisht je më e pasur se unë. Kam dy palë pantallona jeans, nuk ekzagjeroj, nuk janë as të firmosura dreqi e mori, por më “lyhen” për trupi ulërimë fare. Kam vetëm pesë bluza/këmisha, por dhjetë palë atlete Nike. Për ty e për shumë shqiptare të tjerë, I’m a loser, varet nga pikëvështrimi, gjithmonë…
Jetoj me qera – si pjesa më e madhe e zviceranëve. All of them “total losers”…
Shenjë tjetër: jam shumë e zonja në kuzhinë. Pa bërë mendjemadhen, tiganët dhe tenxheret janë “my forte”. Tefta, në këtë pikë unë të mund njëqind herë, besomë!!!
Nëse, Teftë, ke nevojë për të tjera të dhëna, jam e gatshme të t’i jap.
Nuk kam afiliacion partiak në Shqipëri. Fakti që “rilindasit” tradhtuan çdo shpresë të shqiptarëve që i votuan – in maniera plebiscitaria – në 2013, nuk do të thotë që unë respektoj apo mbështes opozitën qesharake të Lulzim Bashës&Co.
Mendoj që çdo establishment politik/qeveritar në këto tre dekada, nuk ka bërë asgjë në interes të atij populli: e ka manipuluar, shfrytëzuar, shantazhuar. Por nuk i ka shërbyer.
Pra e dashur Tefta, “patronazhistja” ime, më vjen keq për ty. Po pate hall për të tjera informacione mbi mua, t’i jap. Për shembull: borzilokut një herë në 10 ditë, kur ta ujisësh, hidhi në gotën e ujit një lugë gjelle kos. Është një fertilizator i shkëlyer.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook