Lidhu me ne

Aktualitet

Rezistencë apo nënshtrim? Kjo është çështja

Nga Ylli Manjani

Nuk jam anëtar i PD dhe nuk i jap vetes të drejtë të gjykoj e arsyetoj mbi çështje të brendshme të saj.Por, si qytetar i Republikës, më intereson aseti politik me vlerë të jashtëzakonshme PD. Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm politik në Shqipëri.Ndaj çdo përpjekje për zhvlerësimin e këtij aseti është shërbim ndaj rregjimit të tashmë të konfirmuar të Ramës!Në këtë kontekst vlen të shihet dhe kontributi i Lulzim Bashës.

Mendoj se Ai ka bërë goxha punë në krye të PD. Me përvojën që ka fituar tashmë nuk do ja vlente largimi i Tij nga PD. Ndoshta ka nevojë për një rikonfirmim por edhe kjo çeshtje i duhet lënë anetareve e statutit të PD për ta adresuar. Por sa më shpejt…Interesi publik kërkon një PD të fortë, të organizuar dhe me strategji bashkimi, jo përçarje.Shkatërrimi i PD = jetëgjatësi e rregjimit.

Nuk shoh asnjë alternative tjetër politike më të përshtatshme se PD dhe Lulzim Basha për drejtuar një Front Rezistence ndaj rregjimit.Demokracia nuk është më thjesht në rrezik, por e goditur rëndë. Ndaj nuk bëhemi më demokratë e as nuk e vendosim demokracinë duke larguar Lulin.Përkundrazi, e bëjmë këtë gjë vetëm duke afruar çdo të palumtur me rregjimin.

Në këtë moment nuk shoh alternative tjetër përveç se: o me rrezistencën o me rregjimin.Luli dhe PD duhet të jenë në krye të rrezistencës, për hir të interesit publik.***Dhe më në fund, të mos shkëpusim vemendjen se në ç’kohë po jetojmë. Post kriza ekonomike e 2008 ka sjellë si pasojë një Europë politike që jeton në populizëm; një lindje ka rrëshqitur në autokraci; dhe një Amerikë në betejë për tregje…Ndaj sot është më e thjeshtë të jesh autokrat, populist, apo agjent tregjesh sesa kryetar opozite, aq më tepër në një rrumpallëhane vend.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook