Lidhu me ne

Aktualitet

Basha si humbës i keq: vendi rrezikon krizë politike

Basha si humbës i keq: vendi rrezikon krizë politike

Genc Burimi/ Panorama

Asaj që perëndimorët së bashku me SHBA-të, aleatin kryesor të Shqipërisë, i frikësoheshin, ndodhi: pala humbëse në zgjedhjet legjislative të Shqipërisë nuk e njeh serish humbjen.

2021 përzgjat kështu si me inerci të njëjtat refuzime të opozitave për të njohur humbjen, siç qe dhe rasti i PSsë së Edi Ramës më 2009.

Për këtë, fjalori i huaj ka vetëm një shprehje: humbës i keq. Si në zgjedhjet politike, ashtu edhe në futboll, nuk ka gjë më të shëmtuar, përtej vjedhjes që mund të kryejë partia në fuqi apo arbitri në fushë në futboll, sesa të nxjerrësh si argument po ato që ekzistonin para mbajtjes së zgjedhjeve apo të ndeshjes.

Që Rama i vodhi të dhënat e qytetarëve, kjo dihej para zgjedhjeve. Që Rama ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor sipas interesit të tij para zgjedhjeve, kjo po ashtu njihej. Ashtu siç njihej përdorimi i koncesioneve për blerje votash.

Të gjitha këto ç’kuptim kanë që Basha t’i denoncojë tani pas zgjedhjeve si një humbës i keq për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, duke e futur pa dyshim në krizë politike siç do ta shohim në ditët e ardhshme?

Pse pranoi ai në këto kushte që denoncon sot pas zgjedhjeve të hyje në garë? Vetëm skandali i vjedhjes së të dhënave personale do të kish mjaftuar që këto zgjedhje të ishin bojkotuar. Të paktën një parti si ajo “Zgjidhja” e Kokëdhimës refuzoi qartë madje të regjistrohej në zgjedhje sepse do të bastardohej.

Kjo është më e ndershme dhe do të kishte me impakt te bashkësia ndërkombëtare sesa ajo që bën Basha dy herë radhazi, hyn në zgjedhje, i humbet ato dhe me pas thotë që rregullat e lojës ishin kompromentuar që para zgjedhjeve. Kjo moskoherencë është e papranueshme.

Këto tetë vjet Basha e bëri një gabim. Qëndroi në krye të partisë së tij, duke e marrë peng në humbje dy herë. Por të paktën të mos marrë peng tani Shqipërinë.

Duke mos i njohur zgjedhjet, ai do t’i privojë shqiptarët nga hapja e negociatave me BEnë. Pasi u është vrarë ëndrra kombëtare me këtë klasë politike të kalbur, të paktën mos t’u vrasim projektin e bashkimit me familjen europiane.

Problemi i vërtetë që Basha nuk ka dashur ta pranojë këto tetë vjet, lidhet me atë që në fjalorin perëndimor quhen si “has been”. Kjo kategori politikanësh e ka të vështirë të rivijë në pushtet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën ku ka zgjedhje të lira.

Me këtë keqqeverisje tetëvjeçare, Rama jo 750 mijë, por as 75 mijë s’duhet të kishe marrë nëse elektoratit i ishte servirur një PD totalisht e reformuar dhe jo më “has been”.

Duhej reformuar më parë PD-ja që të reformohej Shqipëria. Si mund të besohet një minutë po ashtu që dhe vetë SHBA-të mund të kishin preferencë për këtë PD në aleancë me këtë LSI në konflikt me ambasadën amerikane në Tirane? Basha nuk do t’i njohë zgjedhjet, SHBA-të po. Atëherë, nga ku anon e vërteta? E vërteta është se kundërshtari i PD-së dhe i Shqipërisë nuk qe Rama, por Basha.

Ai s’i jepte partisë së tij forcën morale që populli ta nxirrte masivisht si parti e parë në vend. Po ta kish dashur Basha partinë e tij, Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se vetja e tij, ai duhet të ishte tërhequr prej kohësh e t’ia linte kryesinë një gjenerate të re, jo në moshë, por në pushtet.

I duhen PD-së njerëz që nuk kanë ushtruar kurrë pushtet për t’i rikthyer besimin e elektoratit, i cili ka qenë, të mos e harrojmë, po aq i shokuar me metodat e PD-së së Berishës në pushtet sa ç’është me metodat e Rilindjes sot.

Nëse do kish qenë Rama që do t’i kishte humbur këto zgjedhje, pa dyshim ai do të ishte larguar apo do e kishin larguar nga kryesia e partisë së tij pasi sa kohë që ai do të rrinte kryetar partie, po aq kohe të gjatë ai do ta dënonte PS-në në opozite siç po e dënon Basha partinë e tij sot.

Basha është humbës i keq për partinë e tij, por edhe për Shqipërinë. Pasi një katastrofë e re i pret tani shqiptarët: bllokimi i hapjes së negociatave me BE-në, me mosnjohjen e zgjedhjeve nga Basha. Kjo është t’u japësh shqiptarëve një ndëshkim të dyfishte: Ramën edhe katër të tjera plus moshapjen e negociatave.

Ndaj, zoti Basha duhet t’i bëjë pa humbur kohë këtij vendi favorin e vetëm e të fundit, të njohë zgjedhjet dhe të largohet. PD meriton me mirë, më shumë. Shqipëria po ashtu meritonte më mirë, më shumë, sesa Ramën në krye të saj për 12 vjet rresht.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook