Lidhu me ne

Radar

Si ta mbroni fëmijën tuaj nga alergjitë pranverore

Poleni në pranverë mund të shkaktojë reaksione të forta alergjike edhe në një distancë të largët. Kjo është arsyeja pse alergjitë e sistemit të frymëmarrjes janë në rritje gjatë muajve të pranverës. Është pothuajse e pamundur që një fëmijë të shmangë alergjinë plotësisht, prandaj ajo që duhet të bëni është të merrni disa masa.

Më poshtë do t’ju tregojë se çfarë të bëni për të zvogëluar veprimin e saj te fëmijët.

  • Mbyllni xhamat e makinës
  • Shmangni shëtitjet e panevojshme me fëmijë në fshat, veçanërisht pranë pemëve dhe bimëve alergjike. Për shembull, ulliri është përgjegjës për reaksionet alergjike më të fort, gjatë sezonit të lulëzimit (fund prilli deri në fund maji).
  • Bëni shëtitje në zona bregdetare të karakterizuara nga sasi të vogla poleni, informon abcnews.al.
  • Ajrosni dhomat e shtëpisë tuaj herët në mëngjes (deri në orën 9) pasi lëshimi i polenit fillon kur atmosfera nxehet, pastaj mbyllini dritaret.
  • Nëse jetoni në zonë ku ka shumë polen, sigurohuni që të ndryshoni veshjet dhe këpucët e jashtme sapo të ktheheni në shtëpi.
  • Lajini fëmijën pas shëtitjeve ose lojërave në park.

Largoni merimangat dhe kërpudhat

Studimet tregojnë se më shumë se 50% e fëmijëve zhvillojnë alergji nga pluhuri, të cilat janë përgjegjëse për astmën alergjike dhe rinitin, dhe jo vetëm në sezon. Merimangat janë të padukshme me sy të lirë, ushqehen me qeliza të vdekura të lëkurës së njeriut dhe jetojnë kryesisht në dyshekë, jastëkë dhe çarçafë, por edhe në qilima, perde dhe orendi me mbulesa pëlhure.

Alergjitë e frymëmarrjes gjithashtu mund të përkeqësohen nga kërpudhat e ndryshme, të cilat zakonisht gjenden në zona me lagështirë relative, të tilla si dollapët e lagur, banjat, depot dhe gjethet e kalbura të kopshtit.

Prandaj merrni masat tuaja edhe për këto zona në mënyrë që mjedisi i fëmijës të mos preket. Për të zvogëluar lagështinë në vendet ku grumbullohet shumë avull uji përdorni një dehumidifikues. Ajrosja e mirë e shtëpisë është gjithashtu ide e mirë për familjet me fëmijë me alergji të frymëmarrjes.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook