Lidhu me ne

Kryesore

Ligësia e mediave pranë Qeverisë kalon çdo kufi edhe për festë! I quajnë Bektashijtë jo muslimanë

Nga Vehap Kola

Për të gjithë ata që më kanë shkruar apo kritikuar pse isha sot në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane:

Po rrotullohet në varr Haxhi Bektashi kur dëgjon se janë bërë bashkë të pafe e të paditur për t’i shpallur bektashinjtë jomyslimanë.

Jo vetëm janë myslimanë, pra besojnë të njëjtin Zot, të njëjtin libër të shpallur – Kuranin -, ndjekin të njëjtin profet – Muhamedin -, por prej 100 e kusur vitesh janë pjesë e pandashme e bashkësisë shpirtërore të myslimanëve në Shqipëri.

Për besimtarët myslimanë të shqetësuar se pse Lulzim Basha u uroi Fitër Bajramin bektashinjve shqiptarë, u kujtoj se një politikani nuk i takon të marrë anë ndërmjet ndonjërës nga interpretimet e përhapura pas vitit 1990 rreth kësaj çështjeje.

Teza se bektashinjtë nuk janë myslimanë nuk është e pranuar nga dijetarët myslimanë në të gjithë botën. Përkundrazi, ajo është përhapur nga interpretime minorancë që kanë ardhur edhe në vendin tonë pas viteve 1990. Megjithatë, ajo mbetet një tezë me origjinë jomyslimane.

Ndërsa kushdo që nuk ka patur rastin të ndjekë urimin e Bashës në KMSh dhe ka menduar se ai ka injoruar institucionin e sunitëve, të durojë se deri nga fundi i ditës mund t’i shfaqet në murin e tij të Facebook. Po të marrësh lajmet për opozitën nga Karlo Bolino apo Mero Baze nuk është e ndershme.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook