Lidhu me ne

Kryesore

Zgjedhjet në PD, Basha: Rama nuk do që unë të jem Kryetar

Zgjedhjet në PD, Basha: Rama nuk do që unë të jem Kryetar

“Edi Rama nuk do që unë të vazhdoj të jem në krye të Partisë Demokratike”, Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat demokrate në Dibër teksa iu kërkoi që të vazhdojnë së bashku edhe pas 13 Qershorit, ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Basha tha se e vetmja gjë që ka në dorë Rama është të përçajë opozitën dhe demokratët nuk duhet ta lejojnë këtë gjë. Kryedemokrati shtoi më tej se “paqartësitë që mund të zotërojnë në mendjen e ndokujt, mos të kthehen në arsye për t’i rënë me shkelmë asaj që kemi ndërtuar së bashku gjithë këto vite sakrificash:

“I vetmi mjet që Edi Rama ka për t’i shpëtuar të pashmangshmes që është përballja që po vjen jo vetëm thjesht me zemëratën e demokratëve, por me zemëratën e një populli të tërë që u është mohuar dhunshëm por përkohësisht ndryshimit, e vetmja gjë që ka në dorë është që të na përçaj. Le ta themi troç, drejtëpërdrejtë: nuk do Edi Rama që ne të vazhdojmë betejën bashkë dhe nuk do që unë të jem në krye të kësaj beteje.

Unë jam këtu për t’ju kërkuar të kundërtën, së pari që ta konsiderojmë këtë garë që po e bëjmë për hirë të rregullave dhe vlerave tona statutore si një mundësi ë artë për të dal më të bashkuar, më të vetëdijshëm dhe më të vendosur për aksionin politik që na pret. Së dyti, që paqartësitë apo turbullirat që mund të zotërojnë në mendjen e ndokujt po në zemrën e ndokujt, mos të kthehen në arsye për t’i rënë me shkelmë asaj që kemi ndërtuar së bashku gjithë këto vite sakrificash e në veçnti në këtë betejë epike me regjimin që kyen deri më datë 25 prill.

Pra, t’ia mohojmë kundërshtarit tonë dhe armikut të demokracisë dhe të shqiptarëve, kënaqësinë që këtë garë që e bëjmë për hir të regullave, ta khejmë në një mundësi për të na lidhur duart nga mbrapa, për t’u marrë me veten tonë, po le ta kthejmë në një bashkim të jashtzakonshëm përmes pjesëmarrjes masive më 13 qershor si një stacion të rëndësishëm pë t’i treguar shqiptarëve që demokratët e dibres dhe mbarë Shqipërisë janë në këmbë dhe pë të na dhënë edhe një herë veglat, instrumentet, mundësinë për ta vazhduar betejën deri në stacionin e fundit, deri në rrëzimin e regjimit dhe sjelljen e demokracisë dhe të fitores të Partisë Demokratike.” tha Lulzim Basha në Dibër.

Kujtojmë se në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Basha ka përballë tre kandidatë: Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehajn.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook