Lidhu me ne

Radar

Berisha flet për zgjedhjet në PD: Mbetën jashtë personalitete, e pamundur të mos ketë hatërmbetje dhe zemërthyerje por ishte rezultat i votës së lirë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për procesin e zgjedhjeve në PD për anëtarët e Keshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Berisha theksoi se këto zgjedhje rikthyen votën e lirë në PD. Ai pranoi se figura të shquara mbetën jashtë, por sipas tij ky ishte vetëm rezultat i votës së lirë ndërs u bëri thirrje të gjithë atyre që kishin kundërshti të kërkonin zyrtarisht rinumërim të votave.

Berisha tha se në një proces të tillë është e pamundur të mos ketë hatërmbetje dhe zemërthyerje.

“Pra jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike por u arkivua në harresë ajo që quhet kryetaro – kraci apo presidencokraci. Unë mund t’ju them juve se ne këtë proces janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar përfqësues të shkëlqyer të demokratëve dhe demokrateve. Dhe si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e kësaj force apo ndonjë force tjetër politike, në 8 degë të PD-së nga Saranda në Mat kanë fituar në garë 8 zonja të nderuara, duke garuar me rivalët e tyre.

Ne rast se kthehemi bashkë në fillimet e këtij revolucioni në mënyrë të përsëritur ju do të gjeni zotimin tonë se çdo njeri do ketë të drejtë të verifikojë votën e tij.

Tre ditë më parë midis 430 kandidaturave u votuan 150 prej tyre dhe u zgjodhyën anëtaë të Këshillit Kombëtar. Risia ishte e madhe. Isht një hap I madh IiPD-së drejt konstituencave që normalisht janë të saja. Ne këto zgjedhje të Këshillit Kombëtar për herë të parë gratë dhe të rinjtë janë mbi 50% e këtij Këshilli.

Të dashur miq, nga 430 kandidatura u zgjodhën 150. U zgjodhën më të mirët nga më të mirët pa ju garantoj se mbetën edhe shumë të tjerë më të mirë ndër më të mirët pa hyrë në Këshillin e PD. Për vlerat që mbajnë mbeten padyshim bashkëpunëtorë të çmuar, aktivistë të çmuar, personalitete të shquara të PD-së pavarësisht mosvotimit për të qenë anëtarë të
Këshillit Kombëtr.

Natyrisht është e pashmangshme që në një votim të tillë të mos ketë hatërmbetje dhe zemërthyerje. U them çndonjërit prej tyre në mënyrën më miqësore, qoftë edhe dyshimin më të vogël të kenë të nderojnë veten dhe PD-në duke kërkuar rinumërimin votë për votë.

Komisioni i numërimit të votave është i vendosur të plotësojë çdo kërkesë të kësaj natyre. Nuk mund të refuzohet.

Nëse dikur me keqardhjen më të madhe e them, delegatët votonin dhe votat manipuloheshin, kjo praktikë mer fund një herë e përgjithmonë. Çdo votë është numëruar para kamerave tuaja. Ky proces është transmetuar live në rrjetet sociale por dhe televizive, por përveç arkivës dixhitale të votës ekzistojnë edhe fletët e votimit dhe kush dëshiron do ketë të drejtë t’i kontrollojë dhe rinumërojë.”- tha Berisha.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook