Lidhu me ne

Aktualitet

“Po grabitet bregdeti i Shqipërisë” – Gazetari Klodian Tomorri ngre alarmin për dhurimin e 55 mijë metra katrorë nga qeveria 2 bizneseve


Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se nëpërmjet ligjit të tjetërsimit të pronave po grabitet bregdeti i Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai po tjetërsohen toka shtetërore me çmime falas dhe njerëzit detyrohen të paguajnë qindra milionë euro për të kompesuar pronarët.

Ligji i tjetërsimit

Në qershor të vitit 2019, Ministria e Financave çoi një projektligj korruptiv në Parlament. Drafti u miratua dhe përmes tij, qeveria i dha të drejtën vetes të tjetërsojë tek privatët pronat shtetërore. Pa ankand, pa tender, por me këtë formën e re që quhej tjetërsim. Një shpikje allasoj, që transferon pronat shtetërore në kufij me pronat private.

Tani përmes atij ligji po grabitet i gjithë bregdeti i Shqipërisë. Jo më larg se para dy ditësh shitën 55 mijë metra katrorë në Gji të Lalzit me 1 mijë lekë metrin katrorë.

Shiko ça i bëjnë njerëzve këta! Ajo është toke shtetërore. Nuk e përdorin për të kompesuar pronarët, por e shesin me 1 mijë lekë metrin katrorë tek bizneset që duan vet.

Pronarët pastaj i kompesojnë me paratë e taksave të qytetarëve, por me çmime disa herë më shumë se kaq. Ose në rastin tjetër, pronarët me të drejtë shkojnë në Strasburg. Strasburgu e detyron qeverinë që t’ia u kompesojë pronarëve me çmime tregu. Domethënë këta kanë ngritur një skemë bli qen dhe shit këlyshë.

Tjetërsojnë toka shtetërore me çmime falas dhe detyrojnë njerëzit të paguajnë qindra milionë euro për të kompesuar pronarët. Kësaj i thonë më dysh.

Kur bënë ligjin thanë që bëhet fjalë për sipërfaqe të vogla shtetërore që janë të papërdorshme, pasi janë në kufij me prona private. Ja sipërfaqja e vogël. 55 mijë metra me 1 mijë lekë metrin katrore”, shruan Klodian Tomorri.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook