Lidhu me ne

Mix

Marrja e Abdesit dhe farzet (detyrimet) e tij

Abdest nasıl alınır? Namaz abdesti alınışı Diyanet! Abdest alırken okunacak  dualar! - Gazete Haberleri

Edhe abdesi është një nga mënyrat e pastrimit. Fjala abdes vjen nga persishtja e formuar nga fjalët ab, që do të thotë ujë dhe dest, që do të thotë dorë. Pra abdes do të thotë “ujë duarsh”, por në fjalorin e gjuhës shqipe është integruar në formën abdes. Në ajetin e 6-të të sures Maide përcaktohen farzet e abdesit, ku Allahu xh.sh. urdhëron:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ

O ju që besuat. Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryl; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri te dy zogjtë (e këmbës).” (El Maide: 06)

Abdesi është adhurim fillestar me të cilin robi (krijesa e Zotit) vërteton devotshmërinë e vet duke bërë atë që i vjen e vështirë vetes. Kështu, duke hedhur tej mpirjen shpirtërore dhe duke u gjallëruar fizikisht, ai bëhet gati për namaz, që do të thotë për paraqitje para Zotit. Farzet e abdesit janë katër:

1. Larja e fytyrës. Allahu xh.sh. ka thënë: “…Lani fytyrat tuaja…”

Kufijtë që përcaktojnë fytyrën janë bulëzat e veshëve, fillimi i rrënjëve të flokëve mbi ballë dhe pika ku nofulla bashkohet me qafën. Nëse kemi mjekër të dendur, mjafton që të depërtojmë në të me dorë të lagur, pa e larë me ujë të bollshëm. Gjithashtu është farz praktik pastrimi i mjekrës së rrallë, nga e cila mund të shihet lëkura e fytyrës, dhe ngjashëm me të janë edhe mustaqet, vetullat dhe pjesa e qimeve që del mes buzës së poshtme dhe mjekrës. Gjatë larjes së fytyrës këshillohet të lexohet kjo lutje:“O Zoti im, ma shndrit fytyrën time atë ditë kur i zbardh disa fytyra dhe i nxin disa fytyra.”

Nëse pas marrjes së abdesit bëhet rruarja apo qethja e flokëve, nuk ripërsëritet abdesi, e as dhënia mes’h kokës. Gjithashtu nuk ripërsëritet abdesi për shkak të prerjes së mustaqeve ose vetullave të tij, apo për shkak të prerjes së thonjve ose kruarjes së lëkurës, masazhimit.

2. Pastrimi i krahëve gjer mbi bërryla. Allahu xh.sh. thotë: “…Dhe duart tuaja deri në bërryla…”.

Nëse kemi unazë në gisht, apo orë në dorë, atëherë ato duhen lëvizur në mënyrë që të depërtojë uji. Duhet bërë shumë kujdes gjatë larjes së parakrahëve, duke përfshirë në larje edhe bërrylat. Kur të pastrohet krahu i djathtë thuhet kjo lutje: “O Zoti im, më jep mua librin e llogarive të mia nga krahu i djathtë dhe më lehtëso llogarinë.” Kurse gjatë pastrimit të krahut të majtë thuhet: “O Zot i im, mos ma jep librin tim në të majtë e as pas shpine”.

3. Mes’h -Fërkimi me dorë të lagur i një të katërtës së kokës është farz, kurse kur t’i jepet mes’h pjesës së parë të kokës është synet. Allahu xh.sh. thotë: “Fërkoni kokat tuaja”.Në fërkimin e kokës nuk është i nevojshëm ujë i bollshëm, por mjafton që dora të laget një herë enkas për këtë fërkim. Gjatë dhënies mes’h kokës thuhet kjo lutje: “O Zoti im, flokët dhe lëkurën time bëje haram (të ndaluar) për zjarrin e Xhehenemit.”

4. Larja e këmbëve bashkë me thembrat gjer mbi nyja. Allahu xh.sh. thotë: “…E këmbët lani deri në dy zogjtë…” Gjatë larjes së këmbëve lexohet kjo lutje:“O Zoti im, forcoji këmbët e mia mbi Sirat, atë dikë kur rrëshqasin këmbët.

Pastrimi i këtyre pjesëve një herë është farz, kurse kur ai shtohet mbi një herë, bëhet synet. Gjatë marrjes së abdesit kujdes të veçantë i duhet kushtuar larjes së gishtave, thonjve dhe vendeve ku rrëshqet uji. Nëse gjatë abdesit në gisht ka ndonjë unazë, apo orë, që është e shtrënguar pas kyçit të dorës, duhen lëvizur patjetër me qëllim që të depërtojë uji.

Gjithashtu, trupi duhet pastruar në një mënyrë të tillë që të shmanget çdo lloj pengese që ndalon ujin të prekë lëkurën, por nëse kemi vështirësi të mëdha në pastrimin e diçkaje nga trupi ynë, kjo nuk e pengon abdesin. Këtu kemi parasysh personat të cilët janë vazhdimisht në kontakt me lëndë të ndryshme, si marangozi, bojaxhiu, mekaniku etj.

Nëse larja e ndonjërës prej këtyre gjymtyrëve do ta dëmtonte shëndetin e njeriut, siç ndodh kur kemi një fashë mbi një plagë, atëherë mundësisht ta fërkojmë me dorë të lagur. Nëse edhe kjo është e dëmshme, atëherë plaga nuk preket.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook